Bota

Izolohet edhe Britania e Madhe/ Boris Johnson: Shmangni të gjitha kontaktet e panevojshme, kjo situatë mund të zgjasë 12 jav

16 Mars 2020, 19:06 Nga DOSJA
Izolohet edhe Britania e Madhe/ Boris Johnson: Shmangni të gjitha kontaktet

BRITANI– Kryeministri i Britanisë , Boris Johnson ditën e sotme ka njoftuar si gjithë vendi do të izolohet për shkak të koronavirusit. Johnson u ka bërë thirrje të gjithë njerëzve që të ndalojnë të gjitha kontaktet me të tjerët.

Kryeministri ka shtuar se koronavirusi ka marrë një kurbë të shpjetë shpërndarjeje në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë edhe Londrën.

“Të gjithë duhet të shmangin kontaktet që nuk janë absolutisht të domosdoshme si psh: restorante, bare dhe kinema dhe udhëtime jashtë kufijve dhe fund të gjitha tubimet. Kjo situatë mund të zgjasë 12 javë. Familjet duhet të izolohen për dy javë nëse një person ka shfaqur simptoma, dhe të moshuarit duhet të përgatiten të qëndrojnë larg rreziqeve për muajt e ardhshëm,.”- është shprehur Johnson.

Por ndryshe nga Nju Jorku ku të gjitha baret dhe restorantet janë detyruar të mbyllen, Johnson tha që ai do të mbështeste bizneset dhe se nuk do urdhëronte që shkollat të mbylleshin.

Deri më tani në Britani janë 1543 raste, ku 150 janë regjistruar vetëm ditën e sotme, ndërsa viktimat janë 36.

Koronavirusi është një kërcënim për të gjithë botën. Në rang global kanë humbur jetën 6520 persona dhe të infektuar janë 106. 907. Por, 77,776 persona ka fituar betejën me koronavirusin. Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 1,809. Në Greqi deri më tani kanë humbur jetën 4 persona dhe në Francë ka 187 viktima. Të infektuar ka edhe Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Ndërsa Kosova sot ka shënuar 15 të infektuar. Në Shqipëri, situate është më e rëndë pasi deri më tani 51 persona janë infektuar me COVID-19 dhe një prej tyre ka humbur jetën.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota boris janhson coronavirusi ne britani boris janhson coronavirusi ne britani

Sondazh

Poll