Bota

Koronavirusi/ OBSH paralajmëron qeveritë: Nuk luftoni dot të verbër, testoni sa më shumë të dyshuar

16 Mars 2020, 19:58 Nga DOSJA
Koronavirusi/ OBSH paralajmëron qeveritë: Nuk luftoni dot të

Lideri i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka bërë një apel për të gjithë vendet që janë prekur nga koronavirusi, e cila disa ditë më pasë u cilësuar si pandemi. 

Ghebreyesus, pa përmendur emra, kritikoi disa vende që nuk vepruan sa duhet për të zbuluar dhe përmbajtur koronavirusin vdekjeprurës duke bërë që në botë të infektohen më shumë se 174,000 njerëz në të gjithë botën.

“Ne kemi një mesazh të thjeshtë për të gjitha vendet: Testoni, prova, prova. Testoni çdo rast të dyshuar. Nëse ata testojnë pozitivë, izoloni ata dhe zbuloni se me kë kanë qenë në kontakt dy ditë përpara se të shfaqnin simptoma. Edhe ata persona duhet t’i testoni. Të gjitha vendet duhet të jenë në gjendje të testojnë të gjitha rastet e dyshuara. Ata nuk mund ta luftojnë këtë pandemi të verbër; ata duhet të dinë se ku janë rastet,“-tha Tedros.

Koronavirusi është një kërcënim për të gjithë botën. Në rang global kanë humbur jetën 6520 persona dhe të infektuar janë 106. 907. Por, 77,776 persona ka fituar betejën me koronavirusin. Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 1,809. Në Greqi deri më tani kanë humbur jetën 4 persona dhe në Francë ka 187 viktima. Të infektuar ka edhe në Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Në Shqipëri  51 persona janë infektuar me COVID-19 dhe një prej tyre ka humbur jetën.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne shqiperi obsh plani i masave per covid-19 tedros adhanom ghebreyesus koronavirusi ne shqiperi obsh plani i masave per covid-19 tedros adhanom ghebreyesus

Sondazh

Poll