Bota

Shkencëtarët ‘luajnë duart’/ Nis testimi i vaksinës kundër koronavirusit, provëzat e para testohen tek 45 persona, të

16 Mars 2020, 15:27 Nga DOSJA
Shkencëtarët ‘luajnë duart’/ Nis testimi i

SHBA- Vaksina kundër sëmundjes së koronavirusit, do të nis të testohet edhe tek njerëzit. Sipas mediave të huaja, injeksionin në fillim do ta bëjnë 45 persona, të cilët u vetëofruan si vullnetarë. Ndërsa testimi do të bëhet në Institutin Kërkimor “Kaiser Permanente”, në Seattle.

Sipas ekspertëve do të duhen muaj të tërë për të zbuluar nëse kjo vaksinë do të funksionojë. Vaksina përmban një kod gjenetik të padëmshëm edhe nëse nuk funksionon kundër Covid-19. Kjo provë është financuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë, e cila anashkalon një kontroll që normalisht duhet të bëhej më parë.

Ndërkohë të gjithë shkenctarët në të gjithë botën janë angazhuar për të zbuluar vaksinën funksionle kundër virusit vdekjeprurës. Kompania e bioteknologjisë Moderna Therapeutics, e cila është dhe krijuesja e vaksinës, thotë se vaksina është krijuar mbi bazën e një procesi të njohur e të testuar, që përdor teknologjinë para ekzistuese.

Vaksinat tipike për viruset, siç është fruthi, bëhen nga një virus i dobësuar, por mRNA-1273 nuk është bazuar te virusi që shkakton Covid-19. Në vend të kësaj, ajo përfshin një segment të shkurtër të kodit gjenetik të kopjuar nga koronavirusi që ekspertët kanë arritur ta sigurojnë në laborator. Shpresohet që në këtë mënyrë, do të ndihmohet sistemi imunitar i trupit që të luftojë infeksionin e vërtetë.

Koronavirusi është një kërcënim për të gjithë botën. Në rang global kanë humbur jetën 6520 persona dhe të infektuar janë 106. 907. Por, 77,776 persona ka fituar betejën me koronavirusin. Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 1,809. Në Greqi deri më tani kanë humbur jetën 4 persona dhe në Francë ka 187 viktima. Të infektuar ka edhe Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Ndërsa Kosova sot ka shënuar 15 të infektuar. Në Shqipëri, situate është më e rëndë pasi deri më tani 51 persona janë infektuar me COVID-19 dhe një prej tyre ka humbur jetën.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota coronavirus vaksina kunder koronavirusit coronavirus vaksina kunder koronavirusit

Sondazh

Poll