Bota

Studentja shqiptare që ka mbaruar për infermieri në ndihmtë të sëmurëve me COVID-19 në Itati

16 Mars 2020, 14:40 Nga DOSJA
Studentja shqiptare që ka mbaruar për infermieri në ndihmtë

ITALI- Studentja shqiptare e infermierisë në Itali, Melisa Agollari po jep kontributin e saj në spitalin e Ankonës, ku po marrin trajtim mjekësor personat e prekur nga COVID-19. Në një intervistë të dhënë, ajo tregoi për situatën e krijuar nga kjo pandemi, masat e marra në vendin fqinj dhe rëndësinë e qëndrimit të qytetarëve në shtëpi për frenimin e përhapjes së virusit.

Dje ka qenë një ditë e trishtë me numrin më të lartë të viktimave. Në spitalin ku unë bëj praktikën, ka shtretër, por në repartin ku jam unë, ka alarm. Reparti është ndarë në dy zona, një me pacientë negativë dhe një me pacientë pozitivë. Situata është kritike, kjo kuptohet edhe nga fakti se punojmë edhe ne infermierët e vitit të tretë”, u shpreh Agollari.

Ndër të tjera, ajo bën të ditur së këto ditë është ndaluar dalja edhe e këmbësorëve. “Jemi në shtëpi, rrugët janë të boshatisura, nuk ka njerëz që dalin. Të vetmet makina që shohim janë ato të mbrojtjes civile që u bëjnë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi”.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora koronavirusi ne itali melisa agollari koronavirusi ne itali melisa agollari

Sondazh

Poll