Aktualitet

“Të rinjtë t’u bëjnë pazarin moshave të thyera”, Sonila Meço propozon nismën që pati sukses në Gjermani gjatë Co

16 Mars 2020, 13:23 Nga DOSJA
“Të rinjtë t’u bëjnë pazarin moshave të

TIRANË– Gazetarja Sonila Meço ka dhënë një ide që ndihmon në menaxhimin e situtës së përhapjes së Covid në Shqipëri. Në një status në Facebook, Meço shkruan se të gjithë të rinjtë duhet të angazhohen të bëjnë pazar për të moshuarit dhe për fqinjët e tyre, në mënyrë që të minimizohet lëvizja. Ajo shkruan ndër të tjera se kjo nismë ka patus sukses në Gjermani, me hashtagun të ndihmojmë fqinjin.

Edhe një herë për të moshuarit, që janë vetëm, që nuk kanë fëmijë, nipër e mbesa, që kanë vështirësi ekonomike… Për familjet në nevojë, me probleme shëndetësore, invaliditeti… Ka një model që po përjapet vrrullshëm kudo në Europë për t’ju lehtësuar vetizolimin. Në Gjermani ka marrë jetë hashtagu #tendihmojmefqinjin. Ideja është e thjeshtë: të rinj, njerëz të shëndetshëm, banorë të një pallati, fqinjë e miq angazhohen të bëjnë pazare, apo blerje për moshat e thyera, apo njerëz me probleme.  Me një grafik të organizuar. Nëpër dyer varen disa letra A4 me njoftim nga fqinjët, që janë të gatshëm ta bëjnë këtë gjë për më të dobtit, të moshuarit dhe ata me imunitet të ulët në pallatin, apo fqinjësinë e tyre.  Përpos kësaj, dhurimi i ushqimeve dhe sendeve të domosdoshme për familjet në nevojë, dhurimi i gjakut dhe ofrimi i ndihmës janë shndërruar në prioritet absolut në komunitete. Kush ka mundësi, individë, biznese, supermarkete të organizohen për të lehtësuar situatën për të moshuarit, të pamundurit, invalidët, familjet në nevojë. Do t’ja dalim,”- shkruan Sonila Meço.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 51 të prekur. Shkon në 7 numri i mjekëve dhe infermierëve të infektuar, nga Spitali i Durrësit dhe spitali “Shefqet Ndroqi”. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. Rama iu bëri thirrje spitaleve private për t’ju bashkuar shërbimit shëndetësor publik. Ai paralajmëroi se do të gjobiten me 5 mln lekë spitalet që mund të refuzojnë këtë thirrje dhe bizneset që rritin çmimet. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 sonila meço viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 sonila meço viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll