Aktualitet

COVID-19/ I shërbyen të infektuarës në Fier, 18 persona, mjekë, infermierë dhe sanitarë në pritje të përgjigjes së an

16 Mars 2020, 11:00 Nga DOSJA
COVID-19/ I shërbyen të infektuarës në Fier, 18 persona,

Fier- Sonte në mbrëmje pritet të dalin analizat për stafin mjekësor në Fier, të cilët i shërbyen një personi të infektuar me koronavirus. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se janë 18 persona që presin përgjigjen e analizës së dytë, mes tyre 3 mjekë dhe pjesa tjetër infermierë dhe sanitarë.  Të gjithë personat ndodhen të vetëkarantinuar në shtëpitë e tyre.

Ende nuk dihet për masat e marra në spitalin e Roskovecit, pasi  është konfirmuar se njëri prej mjekëve ka pritur pacienten 62-vjeçare,  që më pas shkoi në spitalin e Fierit dhe supozohet se ka rrezikuar stafin.  Ky i fundit është vetëkarantinuar në banesë.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 51 të prekur. Shkon në 7 numri i mjekëve dhe infermierëve të infektuar, nga Spitali i Durrësit dhe spitali “Shefqet Ndroqi”. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. Rama iu bëri thirrje spitaleve private për t’ju bashkuar shërbimit shëndetësor publik. Ai paralajmëroi se do të gjobiten me 5 mln lekë spitalet që mund të refuzojnë këtë thirrje dhe bizneset që rritin çmimet. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll