Kompania shpërndan falas ilaçin kunër Covid-19 në Itali, Tocilizumab jep rezultate pozitive tek pacientët e infektuar me ko
16 Mars 2020, 12:06Nga DOSJA
ITALI– Në Itali ka nisur përdorimi i ilaçit Tocilizumab, si një formë terapie për shërimin e pacientëve me koronavirus.
Siç kanë raportuar edhe mediat italiane përveçse numri i viktimave është çdo ditë e në rritje, mjekët po mundohen të kurojnë me këtë ilaç, Tocilizumab, të gjithë të shtruarit në repartet e terapisë intensive që janë në gjendje kritike për jetën.
Ndërkohë ilaçi po jepet falas nga kompania farmaceutike që e tregton në Itali, ku për fatin e mirë ka dhënë rezultate të dukshme tek 50% të pacientëve që sapo kanë nisur të trajtohen me këtë kurë.
Menjëherë pasi u dha autorizimi nga ana e Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë për kurimin e 250 pacientëve me koronavirus, marrja e Tocilizumab ka nisur të përdoret orët e fundit në disa prej spitaleve të Italisë ku gjenden të infektuarit me koronavirus.
Vetë kompania farmaceutike, Roche, që tregton ilaçin në Itali ka deklaruar se do ta shpërndajë ilaçin falas në të gjitha rajonet e Italisë që kanë nevojë.
Sipas mediave italiane mësohet se deri më tani ka nisur kura me Tocilizumab për 20 pacientë në rajonin e Ligurias të shtruar në spitalin San Martino të Genovas, 11 pacientë në rajonin Marche, në spitalet e Pesaro e Fano, 8 pacientë në spitalin Annuziata të Kozencës në Kalabri, e në rajonin e Toskanës ku kërkesa për përdorimin e tij është për 164 pacientë, por ilaçi është autorizuar vetëm për 61 prej tyre.
Ndërsa në Lombardi aty ku është edhe numri më i lartë i të infektuarëve dhe viktimave ka nisur të përdoret ilaçi Tocilizumab.
Lajmi është bërë me dije nga këshilltari rajonal për shëndetësinë në Lombardi, Giulio Gallera i cili tha se ky ilaç ka dhënë përmirësime tek pacientët.
“Ka nisur përdorimi i këtij medikamenti në spitalin “Riuniti Marche Nord” të Pesaros, informon drejtori i repartit të emegjencave të kësaj strukture, doktor Michele Tempesta e ka dhënë efekte të menjëhershme pozitive tek pacientët në gjendje jo shumë të rëndë dhe një përmirësim të lehtë tek pacientët në reanimacion e me frymëmarrje artificiale. Jemi në fazë eksperimentale e po tregojmë mjaft kujdes.”-u shpreh ai.
Përhapja e koronavirusit edhe në Shqipëri ka bërë që edhe vendi jonë të gjejë një “rrugë shpëtimi” përmes këtij ilaçi. Ku mjeku infeksionist prof. Pëllumb Pipero i kontaktuar nga “Panorama Online” ditën e djeshme ka bërë me dije se Tocizilumabpërdoret specifikisht në persona të intubuar dhe se është porositur një sasi optimale për t’ju përgjigjur nevojave në vendin tonë. Tocizilumab është një ilaç që ka shërbyer për trajtimin e artritit rheumatoid, por tashmë në këto ditë të vështira po aplikohet në Itali tek të infektuarit me koronavirus që kanë shfaqur komplikacione, duke dhënë rezultat pozitiv.
Koronavirusi është një kërcënim për të gjithë botën. Në rang global kanë humbur jetën 6520 persona dhe të infektuar janë 106. 907. Por, 77,776 persona ka fituar betejën me koronavirusin. Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 1,809. Në Greqi deri më tani kanë humbur jetën 4 persona dhe në Francë ka 187 viktima. Të infektuar ka edhe Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Në Shqipëri 42 persona janë infektuar me COVID-19 dhe një prej tyre ka humbur jetën.
ITALI– Koronavirusi nuk po kursen askënd, përgjatë këtyre ditëve në mediat e huaja kanë raportuar që politikanë, artistë, këngëtarë madje edhe mjekë kanë rezult...
Kosovë– 15 marsi ishte data kur kryeministri Albin Kurti kishte paralajmëruar heqjen e tarifës në lëndën e parë për mallrat që hyjnë nga Serbia në Kosovë, por k...
ITALI-Një mjeke veterinere italiane Daniela De Rosa, ka prekur me mijëra njerëz që kanë dëgjuar videon e saj që ajo ka regjistruar nga dhoma e spitalit ku ndod...
BERGAMO– Në këtë video të publikuar në Dagospia, tregohet se si në mënyrë dramatike, faqet e gazetave janë mbushur me njoftime vdekjesh, duke u zgjeruar nga tre...
ShBA- Koronavirusi ose i njohur ndryshe si Covid-19, tashmë është shpallur pandemi dhe prekur pjesën më të madhe të botës. Deri më tani janë ifektuar më shumë s...
MAQEDONI– Një lajm i mirë ka ardhur nga Maqedonia e Veriut, ku sipas Ministrisë së Shëndetësisë është mësuar se një paciente është shëruar plotësisht nga korona...
Itali- Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte ka deklaruar së fundmi se ky shtet është duke u përballur me një emergjencë të panjohur dhe iu bën thirrje qyteta...
RUSI– Koronavirusi ka alarmuar gjithë botën dhe ka “gjunjëzuar” shtete të fuqishme si Kina, SHBA, Italia Franca e Gjermania, por ndërkohë me vetëm 34 raste Rusi...
Britani i Madhe- Epidemia e koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar do të zgjasë deri në pranverën e ardhshme dhe mund të infektohen 7.9 milion njerëz. Kështu ës...