Bota

‘Pse, a mendon se do të vdesësh?’, mjeku italian vdes në shtëpi nga koronavirusi, fjalët e fundit që i tha gruas…

16 Mars 2020, 11:31 Nga DOSJA
‘Pse, a mendon se do të vdesësh?’, mjeku italian vdes

ITALI– Koronavirusi nuk po kursen askënd, përgjatë këtyre ditëve në mediat e huaja kanë raportuar që politikanë, artistë, këngëtarë madje edhe mjekë kanë rezultuar me koronavirus.

Së fundmi mediat italiane kanë shkruar se një mjek nga Bergamo i cili rezultoi me COVID-19 të enjten që lamë pas, ditën e dielë ka vdekur duke mos i bërë ballë këtij virusi vdekjeprurës.

Bëhet fjalë për 47-vjeçarin Diego Bianco, një ndër mjekët që punoi për shërbimin e urgjencës italiane, vdiq të dielën, në shtëpinë e tij në Montello. Ai ka lënë pas gruan e tij dhe djalin e tyre tetë vjeçar.

Por fakti që Diego mund të jetë infektuar ishte puna e tij në një nga spitalet e Lombardisë.

Ndërkohë mësohet se gruaja e tij ka komunikuar për herë të fundit me mjekun ku ai i kishte thënë se ndihej mirë, por pas disa orësh ajo e kishte gjetur të vdekur në shtëpi.

Në mediat italiane shkruhej se çifti kishte nisur të flinte në dhoma të ndara që prej momentit kur  mjeku kishte nisur të shfaqte simptomat e para.

Maruska Capoferri, bashkëshortja e tij tregon se Diego i kishte thënë asaj një natë para se të vdiste: Mund të shkosh të flemë, e dashur, nuk do të vdes. Unë vetëm duhet të gjej një pozicion të rehatshëm për të fjetur.

 “Pse, a mendon se do të vdesësh?”- i kishte thënë ajo. Asnjëri prej tyre nuk besonte se do ndodhte në të vërtetë kjo, por fuqia e koronavirusit tregoi të kundërtën.

Koronavirusi është një kërcënim për të gjithë botën. Në rang global kanë humbur jetën 6520 persona dhe të infektuar janë 106. 907. Por,  77,776 persona ka fituar betejën me koronavirusin. Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën  ka shkuar në 1,809. Në Greqi deri më tani kanë humbur jetën 4 persona dhe në Francë ka 187 viktima.  Të infektuar ka edhe  Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Në Shqipëri 42 persona janë infektuar me COVID-19 dhe një prej tyre ka humbur jetën.

Burimi: ansa.it

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota diego bianco koronavirusi ne itali diego bianco koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll