Bota

Rusia kopjon Kinën, nis ndërtimin e spitalit të ri, pavarësisht se ka vetëm 34 të infektuar me koronavirus

16 Mars 2020, 09:47 Nga DOSJA
Rusia kopjon Kinën, nis ndërtimin e spitalit të ri,

RUSI– Koronavirusi ka alarmuar gjithë botën dhe ka “gjunjëzuar” shtete të fuqishme si Kina, SHBA, Italia Franca e Gjermania, por ndërkohë me vetëm 34 raste Rusia nuk ka treguar përgjatë këtyre ditëve se është në tension për përhapjen  e koronavirusit kinez.

Së fundmi mediat e huaja  kanë shkruar se autoritetet në Moskë po nxitojnë të ndërtojnë një spital në mënyrë që të përballojnë rritjen e madhe të viktimave nga koronavirusi,  pavarësisht se numri aktual i rasteve të reja tani në Rusi është vetëm 34.

Kryebashkiaku  Sergey Sobyanin ka urdhëruar të nis ndërtimin e këtij objekti edhe pse Rusia aktualisht ka numrin më të ulët të viktimave krahasuar me vendet e tjera në botë.

‘Ju garantoj se nuk do të përbëjë rrezik për popullatën lokale dhe ju kërkoj të kuptoni vendimin tim.“-është shprehur kryebashkiaku ndërsa ka bërë me dije se ndërtimi ka nisur.

Ndër të tjera Sobyanin ka treguar se spitali do të ndërtohet me material të parqafabrikuara, por do të pajiset me aparaturat më të avancuara mjekësore.

Kujtojmë që Kina menjëherë pas shpërthimit të koronavirusit në qytetin e Wuhanit nisi të ndërtojë një spital me 1000 shtretër, në nëj kohë  rekord përvetëm  6 ditë.  E më pas ndërtoi edhe një të dytë me shtimin e rasteve.

Burimi:  Theguardian

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne rusi moskë koronavirusi ne rusi moskë

Sondazh

Poll