Bota

Lajmi i mirë nga Maqedonia, shërohet plotësisht pacientja e parë e infektuar nga koronavirusi

16 Mars 2020, 10:07 Nga DOSJA
Lajmi i mirë nga Maqedonia, shërohet plotësisht pacientja e

MAQEDONI– Një lajm i mirë ka ardhur nga Maqedonia e Veriut, ku sipas Ministrisë së Shëndetësisë është mësuar se një paciente është shëruar plotësisht nga koronavirusi.

Pas trajtimeve përkatëse dhe testimeve për të zbuluar a është ende e prekur, pacientja ka rezultuar me test negativ për koronavirusin dhe tashmë është larguar nga spitali për në shtëpinë e saj, ka sqaruar Ministria e Shëndetësisë.

Ndërkohë mësohet se gjendja e të infektuarëve të tjerë është stabile, përfshirë edhe gjendjen e një pacienteje që po mbahet me aparatet e frymëmarrjes.

Ndërkohë edhe 5 pacientë të tjerë që po marrin trajtim në spitalin e Dibrës, mësohet të jenë në gjendje të mirë shëndetësore.

Koronavirusi është një kërcënim për të gjithë botën. Në rang global kanë humbur jetën 6520 persona dhe të infektuar janë 106. 907. Por,  77,776 persona ka fituar betejën me koronavirusin. Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën  ka shkuar në 1,809. Në Greqi deri më tani kanë humbur jetën 4 persona dhe në Francë ka 187 viktima.  Të infektuar ka edhe  Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Në Shqipëri 42 persona janë infektuar me COVID-19 dhe një prej tyre ka humbur jetën.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne maqedonine e veriut maqedoni e veriut koronavirusi ne maqedonine e veriut maqedoni e veriut

Sondazh

Poll