Bota

Faqet e gazetave mbushen me njoftime vdekjesh në Bergamo, dokumenti sekret me faktet tronditëse: Të prekurit do seleksionohen

16 Mars 2020, 10:44 Nga DOSJA
Faqet e gazetave mbushen me njoftime vdekjesh në Bergamo, dokumenti sekret

BERGAMO– Në këtë video të publikuar në Dagospia, tregohet se si në mënyrë dramatike, faqet e gazetave janë mbushur me njoftime vdekjesh, duke u zgjeruar nga tre njoftime, në mbi 100 të tilla. Gazeta L’Ecco di Bergamo, pasqyron rastet në një ndër vendet më të prekura nga pandemia e koronavirusit, ku vetëm ditën e enjte shënoi në  njoftimet e tij, plot 191 vdekje, nga ku të llogaritur me virusin Covid-19 ishin plot 2136 persona. Agjensia e lajmeve AGI thotë se ka njëmbëdhjetë faqe njoftimesh për vdekje në krahasim me tre të zakonshmet, në të cilat fjala “e papritur” është si shpjegim në çdo rresh. U largua, vdiq “papritmas”.

Koronavirusi nuk përmendet kurrë. Duket sikur kanë frikë të përmendin këtë epidemi, dhe si shkak për vdekjen shkruajnë vdiq nga një “sëmundje e pashërueshme”. Në nekrologjinë e Gianniut, një nga 157 personat në gazetën  e ditëve të sotme, bëhet referenca për “të padukshmen që e largoi”.

Vetëm në Bergamo ditët e fundit, thotë ANSA, kisha e varrezave është shndërruar në një mort për shkak se vendet në morg nuk janë më të mjaftueshme. Në Kremones i njëjti fat ra në kishën e spitalit Maggiore. Dhe në Brescia peshkopi dha mundësinë e identifikimit të disa kishave në të cilat do të sistemoheshin trupat që prisnin varrosjen, ndërsa Milano vuri në dispozicion njëqind vende në morg dhe ndryshoi rregulloren duke u dhënë familjeve jo më shumë se pesë ditë për të vendosur se ku mund ta varrosin të ndjerin. Kremmimi është gjithashtu një problem: shumë kërkesa që nuk mund të përmbushen. Për këtë prefekti i Brescia Attilio Visconti ftoi të zgjidhte format tradicionale të varrosjes. Një përgjigje e parë për problemin ishte autorizimi i mjekëve për lëshimin e çertifikatave të vdekjes edhe para tre ditëve dhe trupat mund të depozitohen. Por ekziston edhe drama e familjeve, të cilat mund t’i japin lamtumirën të dashurve të tyre vetëm nga larg, pasi nuk mund të jenë pjesë e funeralit.

Nga ana tjetër në Britani është zbardhur dokumenti sekret, ku 7.9 mln njerëz mund të infektohen me COVID-19 në vend. Madje sipas të dhënave pritet që koronavirusi të zgjatë 1 vit. Në këtë dokument përmendet gjithashtu se të prekurve do t’u mohohet kujdesi intensiv, nëse ata janë mbi 80 vjeç, ose nëse vuajnë nga sëmundje të rënda, duke qenë se bota do të përfshihet në një krizë për shtretër dhe për kujdes shëndetësor, nga fluksi i madh.

Koronavirusi është një kërcënim për të gjithë botën. Në rang global kanë humbur jetën 6520 persona dhe të infektuar janë 106. 907. Por,  77,776 persona ka fituar betejën me koronavirusin. Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën  ka shkuar në 1,809. Në Greqi deri më tani kanë humbur jetën 4 persona dhe në Francë ka 187 viktima.  Të infektuar ka edhe  Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Në Shqipëri 42 persona janë infektuar me COVID-19 dhe një prej tyre ka humbur jetën.

Burimi: Nextquotidiano.it

R.L/Dosja.al

               

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni britani dokumenti sekret koronavirusi ne itali njoftime vdekjesh seleksionimi i pacienteve me covid 19 britani dokumenti sekret koronavirusi ne itali njoftime vdekjesh seleksionimi i pacienteve me covid 19

Sondazh

Poll