Bota

Mijëra viktima/ Conte thirrje italianëve: Jemi duke u përballur me një emergjencë të panjohur, qëndroni në shtëpi

16 Mars 2020, 09:57 Nga DOSJA
Mijëra viktima/ Conte thirrje italianëve: Jemi duke u përballur

Itali- Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte  ka deklaruar së fundmi se ky shtet është duke u përballur me një emergjencë të panjohur dhe iu bën thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi.

“Ende nuk kemi arritur kulmin. Të shmangim mënyrat e lëvizjes. Kemi punuar me frymë uniteti. Jemi duke u përballur me emergjencë të panjohur. Rregullat shërbejnë për të mbrojtur të dashurit tanë. Krerët e bashkive bënë mirë që mbyllën parqet. Është mirë që të qëndrojmë në shtëpi.”, është shprehur Conte.

Koronavirusi është një kërcënim për të gjithë botën. Në rang global kanë humbur jetën 6520 persona dhe të infektuar janë 106. 907. Por,  77,776 persona ka fituar betejën me koronavirusin. Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën  ka shkuar në 1,809. Në Greqi deri më tani kanë humbur jetën 4 persona dhe në Francë ka 187 viktima.  Të infektuar ka edhe  Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Në Shqipëri 42 persona janë infektuar me COVID-19 dhe një prej tyre ka humbur jetën.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni giuseppe conte koronavirusi ne itali giuseppe conte koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll