Aktualitet

Lajnë rrugët me shkumë dhe vendosin kosha të rinj, si po e mban Turqia larg koronavirusin dhe qëndron e paprekur

16 Mars 2020, 10:31 Nga DOSJA
Lajnë rrugët me shkumë dhe vendosin kosha të rinj, si po e

TURQI– Bashkia e Stambollit në Turqi ka marrë masa të rrepta për të mos përhapur Covid-10 në vendin e tyre ku ka vetëm dy të prekur deri më tani. në disa foto të publikuara nga “Joq”, në Facebook, shihet se si punonjësit e Bashkisë kanë nisur të lajmë rrugët me shkumë për t’i dezinfektuar ato, si dhe kanë vendosur kosha të rinj plehrash.

“Pershendetje JOQ Albania. Bashkia ne Turqi, le te marin pak shembull te justifikojne kazanet e rinj qe vuri lali ?” @ Istanbul, Turkey,”- shkruan personi që ka dërguar fotot në faqe, duke bërë edhe krahasimin me Tiranën.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 42 të prekur. Shkon në 3 numri i mjekëve të infektuar, pasi sot u njoftua nga ministria se janë prekur edhe dy mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi”. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. Rama iu bëri thirrje sot spitaleve private për t’ju bashkuar shërbimit shëndetësor publik. Ai paralajmëroi se do të gjobiten me 5 mln lekë spitalet që mund të refuzojnë këtë thirrje dhe bizneset që rritin çmimet. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koornavirusi në shqipëri koronavirusi ne turqi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi koornavirusi në shqipëri koronavirusi ne turqi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll