Aktualitet

Shoferët e Beratit të pabindur/ Tentojnë të lëvizin me makina, Policia vendos 64 gjoba dhe bllokon dhjetra mjete

16 Mars 2020, 10:29 Nga DOSJA
Shoferët e Beratit të pabindur/ Tentojnë të lëvizin me

Berat- Vendimi i qeverisë për ndalimin e qarkullimit të mjeteve duket se nuk u ka pëlqyer qytetarëve të Beratit. Ditën e djeshme Policia ka vendosur 64 gjoba dhe ka bllokuar dhjetra mjete në këtë qytet. Po kështu, efektivë të shumtë të DPV Berat ndodhen në terren, ku janë ngritur posto-blloqe dhe gjobitin këdo që nuk i bindet urdhrit dhe bllokojnë edhe mjetet.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 42 të prekur. Shkon në 3 numri i mjekëve të infektuar, pasi sot u njoftua nga ministria se janë prekur edhe dy mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi”. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. Rama iu bëri thirrje sot spitaleve private për t’ju bashkuar shërbimit shëndetësor publik. Ai paralajmëroi se do të gjobiten me 5 mln lekë spitalet që mund të refuzojnë këtë thirrje dhe bizneset që rritin çmimet. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll