Aktualitet

Koronavirusi bllokon 24 shqiptarë në Hungari, njëri dërgohet në spital me temperaturë të lartë, ambasada: Do i kthejmë

16 Mars 2020, 10:09 Nga DOSJA
Koronavirusi bllokon 24 shqiptarë në Hungari, njëri dërgohet

HUNGARI– Një grup prej 24 shqiptarësh kanë mbetur të bllokuar në Hungari për shkak të mbylljes së kufijve, pas përhapjes së Covid-19. Mësohet se shqiptarët ndodhen mes Hungarisë dhe Serbisë. Ata janë lejuar që të dalin nga Hungaria por Serbia nuk i ka lejuar që të futen brenda. Në këto momente shqiptarët kanë kontaktuar me ambasadën tonë në Hungari, e cila do të bëjë të mundur kthimin e shqiptarëve në atdhe.

Ata do t’i hipin avionit nesër në orën 06:00 të mëngjesit, ndërkohë që mësohet se nuk ka bileta për të gjithë shqiptarët dhe po komunikohet me kompaninë e fluturimit për vendet e lira. Ndërkohë një prej turistëve shqiptarë ka pasur temperaturë të lartë dhe është transportuar me ambulancë në spital.

Koronavirusi është një kërcënim për të gjithë botën. Në rang global kanë humbur jetën 6520 persona dhe të infektuar janë 106. 907. Por,  77,776 persona ka fituar betejën me koronavirusin. Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën  ka shkuar në 1,809. Në Greqi deri më tani kanë humbur jetën 4 persona dhe në Francë ka 187 viktima.  Të infektuar ka edhe në Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Në Shqipëri 42 persona janë infektuar me COVID-19 dhe një prej tyre ka humbur jetën.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bllokohen 24 shqiptare ne hungari koronavirusi ne bote koronavirusi ne shqiperi bllokohen 24 shqiptare ne hungari koronavirusi ne bote koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll