Aktualitet

COVID-19 paralizon New York/ Shqiptarët s’tremben, mbushin lokalet, i riu: S’ka virus që na ndal për të pirë kafen

16 Mars 2020, 10:06 Nga DOSJA
COVID-19 paralizon New York/ Shqiptarët s’tremben, mbushin lokalet, i

SHBA- Koronavirusi po përhapet me shpejtësi të madhe edhe Shtetet e Bashkuata të Amerikës.  New York ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka marrë masa të rrepta. Por, shqiptarët që jetojnë aty nuk shfaqen të trembur. Në këto ditë të vështira dhjetra shqiptarë  mblidhen në qytezën e Bronx në New York,  në lokalin ‘’Prince Coffee Shop’’, ku aty qëndrojnë pranë njëri- tjetrit dhe pinë kafe. Madje një televizioni lokal i ka kushtuar një reportazh mbledhjes së komunitetit shqiptar atje.

Florian Llota, punonjësi shqiptar i lokalit shprehet: “Nuk ka virusi që i ndal shqiptarët, të dalin dhe të pinë kafenë. Ata gjithmonë do të vijnë”.  Duhet të themi se pronarët e lokalit janë shqiptarë të Kosovës.

Koronavirusi është një kërcënim për të gjithë botën. Në rang global kanë humbur jetën 6520 persona dhe të infektuar janë 106. 907. Por,  77,776 persona ka fituar betejën me koronavirusin. Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën  ka shkuar në 1,809. Në Greqi deri më tani kanë humbur jetën 4 persona dhe në Francë ka 187 viktima.  Të infektuar ka edhe  Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Në Shqipëri 42 persona janë infektuar me COVID-19 dhe një prej tyre ka humbur jetën.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet florian llota koronavirusi ne shba shqiptarët në new york florian llota koronavirusi ne shba shqiptarët në new york

Sondazh

Poll