Aktualitet

Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, arrestohet shoferi në Bulqizë, në pranga edhe pasagjeri, kundërshtoi Policinë

16 Mars 2020, 08:45 Nga DOSJA
Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, arrestohet shoferi në

Bulqizë- Policia në Bulqizë ka arrestuar shoferin 45-vjeç me iniciale G.V  pasi ishte duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Në prangat e Policisë ka rënë edhe pasagjeri me iniciale V.K, 32-vjeç, pasi ka kundërshtuar urdhërin për shoqërimin në Komisariat.

Njoftimi i Policisë:

Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, nuk i bindet urdhrit të policisë për shoqërim në ambientet e Policisë dhe në bashkëpunim me pasagjerin kundërshton me dhunë punonjësit e policisë, por vihen në pranga. Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, u arrestuan në flagrancë shtetasit :

V. K., 32 vjeç, ( i dënuar më parë për veprën penale “Armë mbajtje pa leje” ) dhe G. V., 45 vjeç, të dy banues në Bulqizë. Arrestimi i tyre u bë pasi, punonjësit e policisë i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit tip ‘Benz’, që drejtohej nga shtetasi G. V., i cili pas testit të alkoolit ka rezultuar se drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kundërshtuar urdhrin për shoqërimin në Komisariat, duke kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, por janë shoqëruar forcërisht nga shërbimet e Policisë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë të rendit publik” dhe “Drejtim i automjetit në gjendje të dehur”.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestime në bulqizë arrestime në bulqizë

Sondazh

Poll