Aktualitet

COVID-19/ Shoqata e Transportit Ndërqytetas dhe Rrethqytetas kërkesë qeverisë: Duam një fond prej 32 500 000 lekësh

16 Mars 2020, 09:14 Nga DOSJA
COVID-19/ Shoqata e Transportit Ndërqytetas dhe Rrethqytetas

Tiranë- Shoqata e Transportit Ndërqytetas dhe Rrethqytetas i ka dërguar një kërkesë qeverisë, duke i kërkuar marrjan e masave si pasojë e humbjeve të mëdha financiare të krijuar nga koronavirusi, pasi është ndaluar transporti publik në vend. Në kërkesën dërguar qeverisë shoqata kërkon të plotësohen 5  kërkesa, një prej të cilave është dhënia e  një fondi prej 32 500 000 për pagesat e punonjësve.

Kërkesat drejtuar qeverisë

1-Mbështetjen me një fond prej 32 500 000 lekësh për pagesat e 2500 shoferëve, faturinove, financierëve, juristëve, drejtuesve teknik, operatorëve, agjentëve dhe administratorëve me gjysmën e një page minimale prej 13 000 lekësh, të cilët presin të paguhen brenda 10 të muajit prill.
2-Faljen e pagesës së sigurimeve shoqërore dhe tatimit mbi fitimin për një periudhë 3 mujore.
3-Shtyrjen e pagesave të kredive për një periudhë 3 mujore pasi bankat nuk po e respektojnë urdhrin e BSH.
4-Shtyrjen e pagesës së taksave vendore për një periudhë 6 mujore
5-Furnizimin me 2500 maska, doreza dhe 500 litra alkool.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 42 të prekur. Shkon në 3 numri i mjekëve të infektuar, pasi sot u njoftua nga ministria se janë prekur edhe dy mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi”. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. Rama iu bëri thirrje sot spitaleve private për t’ju bashkuar shërbimit shëndetësor publik. Ai paralajmëroi se do të gjobiten me 5 mln lekë spitalet që mund të refuzojnë këtë thirrje dhe bizneset që rritin çmimet. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi shoqata e transportit ndërqytetas koronavirusi ne shqiperi shoqata e transportit ndërqytetas

Sondazh

Poll