Aktualitet

Vdes drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, kolegët përcjellin ngushëllimet: Qoft i parajsës Xhavit Çiçi

16 Mars 2020, 09:29 Nga DOSJA
Vdes drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, kolegët

TIRANË– Oficeri i Policisë Xhavit Çiçi ka ndërruar jetë. Lajmin e hidhur e kanë bërë me dije, kolegët e të ndjerit, në një njoftim në Facebook, na faqen me emri “Shoqata e punonjësve të Policisë në Drejtim.

“Mes gjithë kësaj situate të jashtëzakonshme krijuar nga pandemia e Covid-19, morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga kjo jetë të mikut dhe kolegut tonë Oficerit Xhavit Çiçi. Oficeri Xhavit Çiçi mbante gradën Drejtues. I ka shërbyer komunitetit me përkushtim e profesionalizëm në disa pozicione si: Ish Zëvendës Drejtor i Policisë Vendore Tiranë, Shef Personeli në Drejtorinë Policisë Vendore Tiranë dhe disa funksione në Ministrinë e Brendshme. SH.P.P.L-2013 shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes, të afërmve, miqve e kolegëve Oficerë Policie! Qoft i parajsës Oficer Xhavit Çiçi!”- shkruhet në njoftim.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ndahet nga jeta xhavit cici xhavit cici ndahet nga jeta xhavit cici xhavit cici

Sondazh

Poll