Aktualitet

COVID-19/ Ndalohet lëvizja me këmbë në të gjithë vendin, hyn në fuqi urdhri për lëvizjen e mjeteve në dy orare, Rama:

16 Mars 2020, 08:15 Nga DOSJA
COVID-19/ Ndalohet lëvizja me këmbë në të gjithë

SHQIPERI– Ashpërsohen masat kundrejt të gjithë qytetarëve që nuk zbatojnë me përpikmëri vetë-karantinimin. Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se çdo ditë, pas orës 18:00 ndalohet lëvizja me këmbë në të gjithë Shqipërinë. Të vetmit që mund të lëvizin pas kësaj ore, janë punonjësit e strukturave kritike të shtetit. Gjithashtu, të gjithë ata që dalin për shëtitje dhe ulen nëpër parqe, do të gjobiten. Rama shtoi, se e vetmja lëvizje e lejuar është ajo për ushqime dhe ilaçe.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 42 të prekur. Ndërkohë sot ka hyrë në fuqi vendimi që makinat private të qarkullojnë në dy orare, me qëllimin që qytetarët të shkojnë në punë dhe të kthehe në banesat e tyre. Braçe bën thirrje që shqiptarët të qëndrojnë në shtëpi, pasi kjo javë do të jetë kritike.

Po sot, ka hyrë në fuqi urdhri dhe lejohen të qarkullojnë automjetet  private vetëm në orën 08.00 të mëngjesit dhe nga ora 16.00 deri në orën 17.00 të pasdites. me qëllimin që qytetarët të shkojnë në punë. Po kështu, lejohen të qarkullojnë ambulancat, makinat e Policisë, Ushtrisë, zjarrfikëse dhe mjete të mediave. Në terren ka një numër të shtuar të efektivëve të Policisë, të cilët po monitorojnë lëvizjen e mjeteve private.

Kryeministri Edi Rama që prej mëngjesit të ditës së sotme ka publikuar disa pamje nga kryeqyteti, ku rrugët shfaqen pothuajse bosh. Ndërsa, zv/kryeminstri Erion Braçe u ka bërë thirrje shqiptarëve që të qëndojnë në banesat e tyre, pasi kjo javë pritet të jetë kritike. Nuk ka munguar edhe një reagim nga selia blu, ku ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka deklaruar se qeveria duhet të miratojë paketa në mbështetje të ekonomisë.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 51 të prekur. Shkon në 7 numri i mjekëve dhe infermierëve të infektuar, nga Spitali i Durrësit dhe spitali “Shefqet Ndroqi”. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. Rama iu bëri thirrje spitaleve private për t’ju bashkuar shërbimit shëndetësor publik. Ai paralajmëroi se do të gjobiten me 5 mln lekë spitalet që mund të refuzojnë këtë thirrje dhe bizneset që rritin çmimet. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(J.V;F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama erion brace koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 edi rama erion brace koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Mars 2020, 20:31

TIRANË– I riu që shikoni në foto është Dean Çelaj, themeluesi i platfromës Akademia.al, me anë të së cilës të gjithë nxënësit po marrin mësimet në k...