Aktualitet

Rrihte nusen e djalit dhe donte ta vriste, arrestohet 65-vjeçari në Lezhë, polica i sekuestron 2 armë dhe municion luftarak

16 Mars 2020, 08:12 Nga DOSJA
Rrihte nusen e djalit dhe donte ta vriste, arrestohet 65-vjeçari në

LEZHË– Një 65-vjeçar ka rënë në pranga pasi akuzohet se ushtronte dhunë mbi nusen e djalit të tij dhe tentoi ta vriste. Sipas njoftimit zyrtar, i prangosuri me inicialet, B.Ll., banues në Ishull, Shëngjin, ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nuses së djalit në prezencë të dy nipërve të mitur.

Por jo vetëm kaq, 65-vjeçari e kërcënonte nusen e djalit se do ta vriste me armë zjarri. Efektivët janë lajmëruar për këtë ngjarje dhe kanë bërë të mundur arrestimin e 65-vjeçarit, duke parandaluar krimin e rëndë. Gjithashtu u sekuestruan 2 armë gjahu dhe municion luftarak.

Njoftimi i policisë Lezhë

Policia parandalon një ngjarje të rëndë kriminale në familje Ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nuses së djalit dhe e kërcënonte se do ta vriste, por ndërhyrja në kohë e policisë , parandalon përshkallëzimin e ngjarjes dhe vë në pranga 65 vjeçarin. 

Sekuestrohen 2 armë gjahu dhe municion luftarak Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin B. Ll.,65 vjeç, banues në Ishull, Shëngjin. Ky shtetas në banesë, në prezencë të dy nipërve të mitur, ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së djalit të tij duke e kërcënuar se do ta vriste me armë zjarri. Policia me marrjen e njoftimit ka ndërhyrë menjëherë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës dhe ka vënë në pranga autorin.Gjatë kontrollit të ushtuar në banesën e shtetasit B.Ll., Policia gjeti dhe sekuestroi 2 armë gjahu dhe municion luftarak. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 65 vjecari lezhe arrestohet 65 vjecari lezhe

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Mars 2020, 20:31

TIRANË– I riu që shikoni në foto është Dean Çelaj, themeluesi i platfromës Akademia.al, me anë të së cilës të gjithë nxënësit po marrin mësimet në k...