Aktualitet

“Rrini në shtëpi që të mos përfundoni tek ky tubi”, mjeket e repartit të Traumës japin mesazhin e fortë, falenderime

16 Mars 2020, 08:07 Nga DOSJA
“Rrini në shtëpi që të mos përfundoni tek ky

TIRANË– Dy mjeke të Repartit të Traumës, të Spitalit Rajonal të Durrësit, Xhuli Ngota dhe Arta Metalla kanë dhënë një mesazh sensibilizues teksa u kërkojnë qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi në këtë kohë që Covis-19 ka infektuar 42 perosna në Shqipëri. me anë të një videoje të publikuar në profilin e Facebook, njëra nga mjeket, Ngota u shpjegon njerëzve se çfarë është shtrati kirurgjikal dhe tubi si dhe u kërkon të qëndrojën në shtëpi në mënyrë që të shmangin intubimin. ajo gjithashtu shprehet se duartrokitjet e njerëzve u kanë dhënë forcë.

“Unë së bashku me kolegen time kemi vendosur që t’ju përcjellim një mesazh në një formë më praktike. Ju flasim nga salla kirurgjikale e Traumës dhe ju tregojmë disa gjëra. Ky është shtrati ku kryen operacionet dhe këtu përfundojnë të gjithë ata që kanë probleme të rënda. Ky është një tub që shërben për t’u ardhur në ndihmë personave që nuk marrin dot frymë dhe intubohen. Ajo që dua t’ju them është: Qndroni në shtëpi! Qëndroni në shtëpi që të mos përfundoni tek ky tubi.

Dje na dhatë shumë forcë me duartrokitjet tuaja, që të bëhemi më të përgjegjshëm. Një shprehje popullore thotë se njëra dorë ndihmon tjetrën, të dyja lajnë fytyrën. Njëra dorë jemi ne, tjetra jeni ju, julutem të bëjmë diçka që ta kalojmë sa më shpejt këtë situatë. Ju përshëndesim dhe Zoti qoftë me ju,“- shprehet doktoresha në video.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 42 të prekur. Shkon në 3 numri i mjekëve të infektuar, pasi sot u njoftua nga ministria se janë prekur edhe dy mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi”. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. Rama iu bëri thirrje sot spitaleve private për t’ju bashkuar shërbimit shëndetësor publik. Ai paralajmëroi se do të gjobiten me 5 mln lekë spitalet që mund të refuzojnë këtë thirrje dhe bizneset që rritin çmimet. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arta metalla xhuli ngota arta metalla xhuli ngota

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Mars 2020, 20:31

TIRANË– I riu që shikoni në foto është Dean Çelaj, themeluesi i platfromës Akademia.al, me anë të së cilës të gjithë nxënësit po marrin mësimet në k...