Aktualitet

Qetësi e frikshme, Tirana e bindur në ditën e dytë të karantinimit

15 Mars 2020, 22:07 Nga DOSJA
Qetësi e frikshme, Tirana e bindur në ditën e dytë të

TIRANË– Kjo video tregon qetësinë e frikshme në të cilën ka përfunduar kryqyteti pas karantinimit pas futjes së Covid-19 në vend. Pamjet e filmuara dhe të publikuara nga Saimir Kola, tregojnë se si nga një vend që gumëzhin, kryeqyteti është kthyer në një vend që i bindet izolimit dhe nuk njeh lëvizje.

Tek tuk, dallohet ndonjë makinë, që me siguri është e funritorëve të ndryshëm, ndërsa këmba e njeriut, duket krejtësisht si diçka e largët, tashmë. Ndiqni pamjet pa koment:

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 42 të prekur. Shkon në 3 numri i mjekëve të infektuar, pasi sot u njoftua nga ministria se janë prekur edhe dy mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi”. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. Rama iu bëri thirrje sot spitaleve private për t’ju bashkuar shërbimit shëndetësor publik. Ai paralajmëroi se do të gjobiten me 5 mln lekë spitalet që mund të refuzojnë këtë thirrje dhe bizneset që rritin çmimet. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Mars 2020, 20:31

TIRANË– I riu që shikoni në foto është Dean Çelaj, themeluesi i platfromës Akademia.al, me anë të së cilës të gjithë nxënësit po marrin mësimet në k...