Aktualitet

Rritet mundësia për përhapjen e koronavirusit që në Shqipëri, sirianët futen ilegalisht dhe pa kontroll në vend

15 Mars 2020, 21:16 Nga DOSJA
Rritet mundësia për përhapjen e koronavirusit që në

TIRANË– Edhe pse Shqipëria ka mbyllur kufijtë për shkak të koronavirusit, së fundmi qindra Sirianë kanë shfrytëzuar pikën kufitare në fshatin Sinicë në Devoll për tu futur brenda territorit shqiptar.

Gazeta-Shqip shkruan se ata shfrytëzojnë këtë pikë pasi pasi nuk kryhen kontrolle. Ndërkohë policia ka ndaluar çdo ditë nga 30 sirianë, por asgjë nuk mund të bëhet për kthimin e tyre në Greqi, pasi kufiri është mbyllur. Nga ana tjetër mungojnë edhe kapacitetet për t’i futur ata në karantinë, apo të detyrohen për vetëkarantinim. Sipas policisë kufitare, me aq forca sa ka në pikat kufitare e ka thuajse të pamundur të ushtrojë kontrolle përgjatë kufirit“të gjelbër”.

Shqipëria në rastin e pandemisë botërore nuk mund të ketë kapacitete për të përballuar edhe qindra sirianët që vijnë në territorin tonë, e kur dihet se dyshimet se mund të jenë të prekur me koronavirus janë në masë të shtuar.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 42 të prekur. Shkon në 3 numri i mjekëve të infektuar, pasi sot u njoftua nga ministria se janë prekur edhe dy mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi”. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. Rama iu bëri thirrje sot spitaleve private për t’ju bashkuar shërbimit shëndetësor publik. Ai paralajmëroi se do të gjobiten me 5 mln lekë spitalet që mund të refuzojnë këtë thirrje dhe bizneset që rritin çmimet. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 sirianet ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 sirianet ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Mars 2020, 20:31

TIRANË– I riu që shikoni në foto është Dean Çelaj, themeluesi i platfromës Akademia.al, me anë të së cilës të gjithë nxënësit po marrin mësimet në k...