Sport

Euro 2020 dhe Man. City, njerëzit po presin dy përgjigje nga UEFA

15 Mars 2020, 16:37 Nga DOSJA
Euro 2020 dhe Man. City, njerëzit po presin dy përgjigje nga UEFA

Vendimi për Kampionatin Europian 2020 do të merret pas dy ditësh.

Covid-19 ka ndalur futbollin për momentin dhe të gjithë presin një lajm zyrtar në lidhje me Euro 2020. UEFA mund të zhvendosë turneun në dhjetor për t’i lejuar klubeve të mbyllin sezonin.

Një tjetër temë e lënë pezull është ajo për Manchester City. Klubi anglez është dënuar me dy vite përjashtim nga Champions League dhe me një gjobë prej 30 milionë eurosh.

Klubi po pret përgjigjen e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv, por vendimi është shtyrë për shkak të Covid-19. Mbetet për t’u parë se cili do të jetë ky vendim, sepse Pep Guardiola mund të largohet nga “Qytetarët”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport city euro 2020 uefa city euro 2020 uefa

Sondazh

Poll