Sport

Shoku i tij u infektua me Coronavirus, Klaus Gjasula në ankth për analizat

14 Mars 2020, 21:44 Nga DOSJA
Shoku i tij u infektua me Coronavirus, Klaus Gjasula në ankth për

Rasti i parë me COVID-19 në Bundesligën gjermane u regjistrua te Paderborn, skuadër e së cilës është kapiten Klaus Gjasula. I prekuri është Lucas Kilian.

Legjionari i kombëtares kuqezi ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, edhe pse është në ankth për përgjigjet e analizave. Gjasula ka dhënë një prononcim për Panorama Sport, aty ku prek disa tema të ndryshme.

“Jam mirë, faleminderit. Pak frikë nga situata, por mirë. Jemi të frikësuar, sidomos për fëmijët dhe prindërit. Paderborn? Po, është një person nga ekipi i prekur. Na njoftuan dhe erdhën na bënë analizat të gjithëve. Nuk e di për gjendjen time. Asnjë nuk e di, sepse do na njoftojnë secilin nga ne në fillim të javës që vjen. Në fillim e dëgjuam kur virusi ishte larg. Por, kur u lajmëruam, u trembëm të gjithë.

Duhet të rrimë në shtëpi, të mos lëvizim thuajse fare. Të kemi kujdes për çdo veprim që bëjmë dhe çdo gjë që prekim. Tani secili nga ne në ekip do qëndrojë dy javë pa lëvizur. Është vështirë për të qenë i kujdesshëm me njerëzit e familjes. E theksoj, duhet kujdes ndaj fëmijëve dhe prindërve. Është e vështirë të jem pa futboll, por uroj të kalojë sa më shpejt dhe pa probleme kjo situatë.

Duhet të qëndrojmë pa lëvizur si fillim. Pastaj, pas analizave do të shohim se çfarë do të na kërkohet të bëjmë. Familja e përjetoi me frikë. Është situatë e papërjetuar më parë dhe sigurisht që janë edhe në merak për përgjigjet që do dalin.

Pothuajse rri shtrirë gjithë ditën. Bëj fare pak lëvizje dhe vetëm duke ndjekur televizor. Seriale dhe filma gjatë gjithë kohës. Realisht jam i izoluar nga pjesa tjetër e familjes. Po qëndroj në hotel derisa të mësoj përgjigjen e analizave. Shqetësime? Jo nuk kam asgjë. Jam mirë si gjithmonë”, përfundon Jurgen Gjasula. Marrë nga ABC News 

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll