Sport

Real Madrid gati të bëjë çmendurinë e verës, Perez hap “portofolin” për yllin e Liverpool

15 Mars 2020, 11:21 Nga DOSJA
Real Madrid gati të bëjë çmendurinë e verës,

SPANJË- Sadio Mane, futbollisti i Liverpool është kthyer në objektivin kryesor të Real Madrid.

Los Blancos kanë mbetur të zhgënjyer me Eden Hazard i cili më shumë ka qëndruar në infermieri për shkak dëmtimesh. Presidenti, Florentino Perez e pëlqen shumë sulmuesin senegalez dhe synon transferimin e tij në verë.

Tabloidi anglez “Mirror” ka raportuar se madrilenët kanë gati një ofertë të çmendur për transferimin e Manes. Real Madrid është gati t’a bëjë Manen futbollistin më të shtrenjtë në histori të klubit pasi ka gati ofertën prej 155 milionë euro.

Liverpool e vlerëson jashtëzakonisht shumë Manen dhe vështirë se do të pranojë këtë ofertë nga Los Blancos, por që në fund dëshira e lojtarit do të vlejë më shumë.27-vjeçari është pjesë e Liverpoolit që nga viti 2016, ndërsa ka kontratë me gjigantin anglez deri në qershor të vitit 2023.

(e.ç./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport florentino perez sadio mane florentino perez sadio mane

Sondazh

Poll