Sport

UEFA ka gati planin për tē mbyllur në kohë Champions dhe Europa League, “Final Four” në Stamboll

15 Mars 2020, 15:37 Nga DOSJA
UEFA ka gati planin për tē mbyllur në kohë Champions dhe Europa

SPANJË– Ndërkohë që emergjenca sanitare ka izoluar botën, UEFA po mendon për opsionet e mundshme për të mbyllur me sukses këtë edicion të Champions dhe Europa League.

Nga faqet e gazetës spanjolle “As” kanë dalë disa prapaskena lidhur me hipotezat që po mendohen në Nyon prej disa ditësh. Ideja e fundit e drejtuesve të UEFA-s është për një Final Four me një qëndër të vetme, Stambollin dhe stadiumin ku ishte në program finalja e Championsit.

Dy gjysmëfinale teke dhe një finale e madhe siç ndodh në Euroleaguen e basketbollit. Kjo ide do t’u propozohet federatave të futbollit të martën në mbledhjen e jashtëzakonshme të UEFA-s. Ky opsion do të merret patjetër në konsideratë pasi është një mundësi e mirë për të përfunduar në kohë Champions Leaguen dhe Europa Leaguen.

(E.C/DOSJA.AL)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kornavirusi ne spanje uefa kornavirusi ne spanje uefa

Sondazh

Poll