Sport

Sirena angleze për Strakoshën, dy gjigantët e Premier League-s në sulm për portierin shqiptar

15 Mars 2020, 13:06 Nga DOSJA
Sirena angleze për Strakoshën, dy gjigantët e Premier League-s

ITALI- Tottenham dhe Leicester City kanë shfaqur interes për Thomas Strakoshën dhe janë në garë me njëra-tjetrën për të dërguar ofertën më të mirë në drejtim të Lotitos e Tares.

Këta të fundit nga ana e tyre po punojnë për të rinovuar kontratën me portierin, teksa ajo aktuale përfundon në vitin 2022. Më pas Tare do të jetë gati të nisë të shqyrtojë ofertat, që do të vijnë në drejtim të tij për yllin e katërkëndëshit të kombëtares sonë. Paga aktuale e tij është 1 milionë euro në vit dhe Lacio është gati ta dyfishojë atë shifër.

Hugo Loris është në ditët e tij të fundit te Tottenham dhe Strakosha do të ishte zëvendësuesi ideal i tij. Ndërkohë te Leicester ai do të kishte mundësi të luante në Champions League, një fat që ja jep edhe Lacio. Në rast largimi, është e sigurt se shitja e Strakoshës do të ishte rekord për futbollin shqiptar.

(E.Ç. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport lacio leicester city thomas strakosha tottenham lacio leicester city thomas strakosha tottenham

Sondazh

Poll