Sport

Rooney zbulon “sekretin” e CR7: Mori një hamburger, se i dukej vetja i dobët

14 Mars 2020, 22:01 Nga DOSJA
Rooney zbulon “sekretin” e CR7: Mori një hamburger, se i dukej

Wayne Rooney ka dhënë një intervistë shumë interesante për ish-shokun e skuadrës Cristiano Ronaldo. Ai kujton se portugezi ishte shumë më i dobët fizikisht se tani dhe një natë para një ndeshjeje e kishte detyruat të shkonte në McDonalds për të fituar peshë.

“Me Ronaldon, kur erdha në fillim te United, shkonim në ndeshje dhe stërvitje së bashku. Mbaj mend një natë para një ndeshjeje u ndalëm te një McDonalds, pasi donte të hante një hamburger të madh”.

“Ai donte të fitonte peshë, sepse ishte i dobët. Po i jepja makinës për të shkuar në McDonalds, pasi donte ta merrte dhe ta hante”, – kujton Rooney.

Raporti i anglezit me CR7 u kris kur po luhej ndeshja e Anglisë dhe Portugalisë. Cristiano i bëri trysni gjyqtarit që të nxirrte sulmuesin e “Tre luanëve” me të kuqe dhe kjo nuk i pëlqeu rivalit të tij.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll