Sport

Serie A shtyhet sërish, Coronavirus i ka kapur të gjithë në befasi!

14 Mars 2020, 21:23 Nga DOSJA
Serie A shtyhet sërish, Coronavirus i ka kapur të gjithë në

Seria A është pezulluar ashtu si shumica e kampionateve në Europë. Italia është shteti që po vuan më shumë në Europë dhe askush nuk e ka mendjen për futboll.

Ekipet italiane si Juventusi, Fiorentina dhe Sampdoria kanë dhe futbollistë me koronavirus. Gazeta La Repubblica shkruan se data e rifillimit, e lënë për 3 prill do të shtyhet sërish, pasi Sampdoria ka 7 lojtarë me Koronavirus, Fiorentina 3 dhe Juventusi 1.

Kampionati italian do të shtyhet dhe të paktën për një muaj me shpresë për të rifilluar më 3 maj. Ekipet do të dalin në stërvitje vetëm 2 javë përpara kësaj date dhe do të rinisin, nëse gjithçka shkon mirë më 3 maj.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport coronavirus serie a shtyrje coronavirus serie a shtyrje

Sondazh

Poll