Bota

Komunikonte me ish-spiunin britanik, Trump kthen mbrapsht kandidaten për ambasadore në Shqipëri

20 Mars 2019, 08:57 Nga DOSJA
Komunikonte me ish-spiunin britanik, Trump kthen mbrapsht kandidaten për

TIRANË– Presidenti Donald Trump ka tërhequr nga nominimi për Ambasadoren e SHBA-ve në Shqipëri, zyrtaren  e Departamentit të Shtetit, Kathleen Ann Kavalec.

Sipas mediave të huaja, Kavalec zbulohet se ka komunikuar me ish-spiunin britanik Christopher Steele dhe se ka informuar një zyrtar të lartë të DD-së pas dhe para zgjedhjeve presidenciale të 2016-ës.

Për shkak të këtyre aryseve u tërhoq edhe emërimi i zëvendës-ndihmëssekretares së shtetit, Kathleen Ann Kavalec nga vetë Presidenti i SHBA-vë, Donald Trump.

Ajo ishte gjithashtu përkrahëse e ish-presidentit Obama dhe kandidates demokrate Hillary Clinton, duke dhuruar një donacion të vogël prej 250 dollarësh në 2012 në Fondin e Fitores së Obamës dhe një tjetër prej 250 dollarë për Clinton në 2016.

Kavalec priste që të konfirmohej si ambasador në Shqipëri, por e shkuara e saj e penalozoi. U zbulua se ajo kishte takuar personalisht dhe ishte në komunikim me spiunin Steele para dhe pas zgjedhjeve presidenciale të 2016-ës. 

Ajo ishte gjithashtu përkrahëse e ish presidentit Obama dhe kandidates demokrate Hillary Clinton, duke dhënë një donacion të vogël prej 250 dollarësh në 2012 në Fondin e Fitores së Obama dhe një tjetër prej 250 dollarë për Clinton në 2016.

Zyrtarët e Departamentit të Shtetit i referuan Shtëpisë së Bardhë pyetje lidhur me Kavalec. Megjithatë, një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë i tha SaraACarter.com se Presidenti Trump ka tërhequr nominimin e saj.

“Ajo është emëruar përmes procesit të karrierës, por Presidenti tërhoqi nominimin e saj. Ajo nuk është në pritje në Senat dhe asnjëherë nuk është konfirmuar në këtë post”.

Megjithatë, faqja e internetit të Departamentit të Shtetit vazhdon ta mbajë Kavalec si kandidate potenciale.

Një tjetër arsye sepse kandidatura e Kavalec u tërhoq është prej disa emaileve, që zbuluan se ajo dhe Ohr kanë qenë në kontakt me Steele para dhe pas zgjedhjeve presidenciale të 2016-ës. Më 21 nëntor 2016, Kavalec dhe Ohr shkëmbejnë emaile të shumta. Ajo i referohet një ish-biznesmeni rus, i cili erdhi në Shtetet e Bashkuara, të cilin Kavalec e kishte takuar në vitin 2014.

Ajo gjithashtu përmend Serge Millian, si një figurë qendrore në mbledhjen e informacionit të përdorur nga Steele.

Shqipëria nuk ka një përfaqësues të SHBA-ve në Shqipëri që prej 25 majit të vitit 2018. Ish-kryediplomati i SHBA, Donald Lu u caktua Ambasador i Jashtëzakonshëm e i Gjithëpushtetshëm i Amerikës në Republikën e Kirgiztanit.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota ambasadorja amerikane ne shqiperi donald trump kathleen ann kavalec ambasadorja amerikane ne shqiperi donald trump kathleen ann kavalec

Sondazh

Poll