Bota

Pesticidet bujqësore shkaktojnë kancer, akuza të forta ndaj kompanisë

20 Mars 2019, 08:28 Nga DOSJA
Pesticidet bujqësore shkaktojnë kancer, akuza të forta ndaj

Pesticidet bujqësore ‘Roundup’ janë biznesi kryesor i kimikateve bujqësore të kompanisë Monsanto. Këto pesticide operojnë që prej viti 1974 dhe janë produkte të përhapura gjerësisht në treg.

Mirëpo, kohët e fundit duket se ndaj kësaj kompanie janë ngritur akuza të forta. Një juri federale në San Francisko, zbuloi se pesticidet Roundup ishin shkaktari kryesor i kancerit të një burri në Kaliforni. Edwin Hardeman, ishte personi parë që hodhi në gjyq kompaninë Monsanto duke pretenduar se produkti i kësaj kompanie ishte shkaku i sëmundjes së tij.

Në këtë rast juria do të peshojë përgjegjësitë dhe dëmet,  ndërsa avokatët e Hardeman do të paraqesin të gjitha argumentet që vërtetojnë se produkti i kompanisë ka shkaktuar këtë dëm të madh në organizëm.

Vendimi i jurisë federale në rastin e një njeriu i cili tha se përdore vagonën e dhenve për dekada mund të prekë qindra paditës të tjerë

Gjatë gjyqit, 70-vjeçari, Hardeman, dëshmoi se ai kishte përdorur pesticidet për gati tre dekada dhe një herë preku në lëkurën e tij, para se ai të diagnostikohet me kancer. Ai i ka përdorur këto kimikate që nga viti 1986.

Rasti Hardeman konsiderohet si një “gjykim” për qindra paditës të tjerë në SHBA me pretendime të ngjashme, që do të thotë se vendimi mund të ndikojë në proceset gjyqësore të ardhshme dhe pacientët e tjerë me kancer. Monsanto, e cila është tani në pronësi të kompanisë farmaceutike gjermane ‘Bayer’, po përballet me më shumë se 9,000 padi të ngjashme në të gjithë SHBA-në.

Ditën e martë gjykata mori vendimin për të marrë masa serioze ndaj kompanisë ‘Bayer’, ndërkohë që vetë kompania e ka hedhur poshtë këtë akuzë duke thënë: “Ne jemi të zhgënjyer me vendimin fillestar të jurisë, por ne vazhdojmë të besojmë fort se shkenca konfirmon që pesticidet tona nuk shkaktojnë kancer. Ne jemi të bindur se provat në fazën e dytë do të tregojnë se sjellja e Monsanto ka qenë e përshtatshme dhe kompania nuk duhet të jetë përgjegjëse për kancerin e z. Hardeman”.

Mbrojtësit e mjedisit e kanë festuar fitoren në fazën e parë të gjygjit kundrejt kompanisë Bayer duke mbështetur kauzën se ‘pesticidet Roundup janë shkaktarë të kancerit’.

Marrë dhe përshtatur nga: The Guardian

(R.L/Dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota kancer kimikate pesticide bujqësore kancer kimikate pesticide bujqësore

Sondazh

Poll