Bota

Pëllumbi garues Armando shitet për 1 milion paund. “Është në nivelin e Messit dhe Ronaldos”

19 Mars 2019, 17:53 Nga DOSJA
Pëllumbi garues Armando shitet për 1 milion paund.

‘Lewis Hamilton’ i pëllumbave garues u shit për më shumë se 1 milion paund.

Pëllumbi me emrin Armando i Joel Verschoot, u shit në Belgjikë në një shtëpi ankandi pas dy javësh luftë me oferta.

Çmimi ishte tre herë më i lartë se rekordi i mëparshëm prej 322 000 paundësh, i cili ishte vendosur në nëntorin e kaluar.

Ky pëllumb ka një rekord në garë që nuk i vjen afër asnjë pëllumb tjetër.

Në termat e futbollit kemi Messi-n dhe Ronaldo-s dhe pëllumbi është në këtë nivel.

Ky çmim e bëri Armandon pëllumbin më të shtrenjtë të shitur ndonjëherë në një ankand, gjithashti duke thyer rekordin e një shitje jashtë linjës të pëllumbit të quajtur Mr. Fantastic, i cili u shit për 428 000 paundësh.

Armando fitoi 3 garat e fundit të karrierës së tij: Kampionatin e Pëllumbave 2018, Olimpiadën e Përllumbave 2019 dhe Angouleme.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota kampionati i gares se pellumbave pellumbi armando kampionati i gares se pellumbave pellumbi armando

Sondazh

Poll