Bota

Injektoi lëng frutash në vena, 51-vjeçarja ‘sheh’ vdekjen me sy

19 Mars 2019, 19:51 Nga DOSJA
Injektoi lëng frutash në vena, 51-vjeçarja ‘sheh’

KINË– Një grua në Kinën qendrore shkoi shumë pranë vdekjes pasi injektoi një lëng frutash direkt në venat e saj. 51-vjeçarja, e njohur si Zeng, po ndiqte verbërisht një dietë popullore për të përmirësuar shëndetin e saj. Ajo mendoi se mund t’i thithte më mirë vitaminat, nëse lëngun e 20 frutave të ndryshme e injektonte direkt në vena me shiringë.

Menjëherë pas injektimit, Zeng filloi të kishte temperaturë dhe kruajtje lëkure dhe u dërgua menjëherë në spitalin e provincës Hunan. Në fillim ajo i injoroi simptomat dhe shkoi vetëm në spitalin e qarkut pasi burri i saj i tronditur zbuloi se çfarë kishte bërë 51-vjeçarja, e transferoi atë në Spitalin Affiliated të Universitetit Xiangnan.

“Mendova se frutat e freskëta ishin shumë të mira dhe nuk mendova se do të ishin të dëmshme duke i injektuar ato në trupin tim,”- tha Zeng.

Mjeku Liu Jianxiu u shpreh për gazetarët se gruaja pësoi një infeksion të rëndë, dëmtim të zemrës, veshkave dhe mëlçisë. Mjekët pastruan gjakun e saj duke përdorur dializën, duke i dhënë antibiotikët e saj dhe duke injektuar agjentë të koagulimit, shkruan Daily mail.

Pas pesë ditëve të trajtimit emergjent, gjendja e Zeng u përmirësua dhe u transferua në njësinë e veshkës në mëngjesin e 27 shkurtit.

Dr Liu paralajmëroi njerëzit e tjerë që të mos ndjekin ndonjë praktikë shëndetësore që nuk ka bazë shkencore, duke thënë se injeksione të tilla do të shkaktonin dëmtime të mëlçisë dhe veshkave që mund të çonin në vdekje.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota kina qendrore leng frutash ne vena liu lianxiu zeng kina qendrore leng frutash ne vena liu lianxiu zeng

Sondazh

Poll