Bota

Kina do prodhojë klone qensh policie ‘Sherlock Homes’ për të luftuar krimin

20 Mars 2019, 08:10 Nga DOSJA
Kina do prodhojë klone qensh policie ‘Sherlock Homes’ për

Shkencëtarët në provincën jug-perëndimore të Kinës të Yunnan kanë klonuar atë që ata e quajtën “Sherlock Holmes e qenve të policisë” në një program që shpresojnë se do të ndihmojë në uljen e kohës së trajnimit dhe kostove për qentë policorë.

Qeni, i quajtur Kunxun, u klonua nga një qen nuhatës nga ndërmarrja bioteknologjike Sinogene në Pekin dhe nga Universiteti Bujqësor Yunnan, me mbështetjen e Ministrisë së Sigurisë Publike, raportoi tabloidi shtetëror Global Times.

Sinogene shpreson të bëjë të mundur arritjen e prodhimit në sasi të kloneve për të zvogëluar kohën e trajnimit në mënyrë konsiderueshme, tha zëvendëskryetari i përgjithshëm i kompanisë Zhao Jianping për Global Times, por shtoi se kostot e klonimit mbeten një pengesë e madhe.

Kunxun, tani tre muajshe, do trajnohet për zbulimin e drogës, kontrollin e turmave dhe kërkimin e provave, dhe do të bëhet një qen policie plotësisht i vlefshëm kur të jetë rreth 10 muajsh.

Trajnimi zakonisht zgjat rreth pesë vjet dhe kushton deri në 500,000 juan, pa asnjë garanci për sukses, tha gazeta, duke cituar një ekspert të kafshëve në Universitetin Bujqësor të Yunnan.

Shkencëtarët e Koresë së Jugut krijuan qenin e parë të klonuar në botë në vitin 2005.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota kine klonim qen policie kine klonim qen policie

Sondazh

Poll