Bota

Bullgari/ Protestuesit tentojnë të hyjnë në Parlament, policia u hedh spraj piperi, era ua kthen mbrapsht

19 Mars 2019, 17:08 Nga DOSJA
Bullgari/ Protestuesit tentojnë të hyjnë në Parlament,

BULLGARI– Policia në Bullgari ka përdorur edhe spraj piperi për të shpërndarë turmën e protestuesve jashtë Parlamentit në Sofje.

Teksa protestuesit po përpiqeshin që të çanin kordonin e policisë, policia bullgare vendosi të përdorte një prej mjeteve mbrojtëse më të rënda. Por e gjithë reja e gazit u është kthyer mbrapsht policëve për shkak të erës.

Spraji i piperit shkakton djegie të mëdha në sy dhe humbje të shqisave për disa minuta.  

Sipas mediave bullgare, protestuesit para Parlamentit kërkonin zgjedhje të parakohshme. Skena të tilla janë parë edhe në Shqipëri gjatë protestave të opozitës.

Disa herë protestuesit kanë tentuar që të hyjnë brenda Kuvendit por policia e ka shpërndarë turmën me gaz lotsjellës dhe ujë. Edhe në Shqipëri opozita kërkon një qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare. 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota bullgari protesta ne bullgari bullgari protesta ne bullgari

Sondazh

Poll