Sport

100 mln euro gati, Bayern merr lajmin e mirë nga Bayer Leverkusen

14 Mars 2020, 20:54 Nga DOSJA
100 mln euro gati, Bayern merr lajmin e mirë nga Bayer Leverkusen

Kai Havertz do të largohet nga Bayer Leverkusen në merkaton e verës. Lajmin e ka dhënë Peter Bosz, trajneri i tij, në një intervistë të dhënë për Algemeen Dagblad.

“Është e pamundur që ta mbajmë verën e ardhshme, flitet për një karton që vlen 100 milionë euro. Gjëja e mirë është se me ato para do të përforcojemi në 3-4 pozicione”, ka thënë Bosz.

Havertz pritet të bëhet lojtar i Bayern Munchen-it në verë. Klubi bavarez nuk do ta blejë brazilianin Coutinho për 120 mln euro dhe do të investojë për lojtarin e kombëtares gjermane.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport havertz leverkusen havertz leverkusen

Sondazh

Poll