Sport

Lippi: Ka vetëm një zgjidhje për këtë sezon të futbollit italian!

14 Mars 2020, 20:02 Nga DOSJA
Lippi: Ka vetëm një zgjidhje për këtë sezon të

Coronavirus ka pezulluar futbollin italian dhe jo vetëm. Mes hipotezave të dala këto ditë është edhe ajo e krjimit të playoff-eve për dhënien e titullit, ose shpallja kampion bazuar në renditjen aktuale.

Ky variant nuk e bind aspak legjendën Marcello Lippi. Trajneri kampion bote me Italinë në 2006-ën ka shprehur mendimin e tij.

“Nuk më bind, ashtu si nuk më bind ideja për ta dhënë titullin duke u bazuar te renditja aktuale. Nëse do të jetë e mundur, besoj se duhet rifilluar kampionati. Zgjidhje të tjera do të ishin të tmerrshme”.

Po ju, si mendoni?

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport coronavirus hipoteza itali coronavirus hipoteza itali

Sondazh

Poll