Sport

Cila është skuadra e futbollit që ka vuajtur më shumë Koronavirusin?

14 Mars 2020, 19:43 Nga DOSJA
Cila është skuadra e futbollit që ka vuajtur më shumë

Sampdoria deri tani mund të cilësohet si skuadra e cila ka vuajtur më shumë Koronavirusin. Ky ekip kishte 6 lojtarë që kishin dalë pozitivë pas nënshtrimit të testit, por lista është shtuar.

Bartosz Bereszynski është futbollisti i shtatë që ka dalë pozitiv me virusin COVID-19. Ai është lojtari i dytë që konfirmohet ditën e sotme pas Fabio Depaolit. Lojtari ka njoftuar ndjekësit në Instagramin e tij.

“Fatkeqësisht kam dalë pozitiv me COVID-19. Ndihem mirë. Pavarësisht se kam ndjekur këshillat, sërish nuk kam arritur të shmang virusin, prandaj ju kërkoj që të tregoheni të kujdesshëm dhe të qëndroni në shtëpi”, – shkruan ai.

Numri i lojtarëve të prekur në Seria A shkon në 11.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport coronavirus sampdoria serie a coronavirus sampdoria serie a

Sondazh

Poll