Politike

Rama tjetër njoftim me rëndësi: Mbyllen të gjitha pikat kufitare në Shqipëri

14 Mars 2020, 16:30 Nga DOSJA
Rama tjetër njoftim me rëndësi: Mbyllen të gjitha pikat

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije sot një masë të re që ka marrë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Në një njoftim në Facebook, Rama bën me dije se nga nesër të gjitha pikat kufitare me Malin e Zi, Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë do mbyllet për të gjithë udhëtarët. Rama shton se kufiri tokësor do qëndrojë i hapur vetëm për transportin e mallrave. 

? NGA NESËR, E DIELË 15 MARS NË MESNATË, ORA 00.00, TË GJITHA HYRJET TOKËSORE NË SHQIPËRI NGA MALI I ZI, KOSOVA, MAQEDONIA E VERIUT DHE GREQIA, DO TË MBYLLEN PËR TË GJITHË UDHËTARËT ME AUTOBUS, MIKROBUZ APO VETURË! ? KUFIRI TOKËSOR I SHQIPËRISË DO TË QËNDROJË KUDO I HAPUR VETËM PËR TRANSPORTIN E MALLRAVE ? FRIKË ASPAK, KUJDES PO!“, shkruan Rama. 

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 38 të prekur. Dy të moshuar, në Fier dhe në Lushnje, janë shtruar në terapi intensive pasi kanë pasur komplikacione me shëndetin. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Mes të infektuarve është dhe një mjek, i cili i kishte shërbyer të moshuarës që ndërroi jetë në Durrës. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama masat kunder covid 19 rama mbyll kufinjte edi rama masat kunder covid 19 rama mbyll kufinjte

Sondazh

Poll