Aktualitet

“Hapni dritaret”/ Në orën 12:00 bëhuni gati për të shijuar ‘spektaklin’, çfarë nisme pritet të ndërmerret sot n

15 Mars 2020, 08:49 Nga DOSJA
“Hapni dritaret”/ Në orën 12:00 bëhuni gati për

Tiranë- Sot në kryeqytet pritet të zhvillohet një nismë e re, pas asaj së djeshmes, ku qytetarët dolën nëpër ballkohet e shtëpive dhe duartrokitën mjekëve për punën e tyre, pas përhapjes së koronavirusit.

Ministria e Kulturës ka ftuar të gjithë instrumetistët që të luajnë muzikë sot nga shtëpitë e tyre. “Hapni dritaret Lëreni muzikën të hyjë në shtëpitë tuaja.Ftojmë të gjithë instrumentistët, të zhgjojnë qytetin me tingujt e tyr. Bëjmë muzikë nga shtëpia. Ditën e diel ora 12:00″, shkruhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 38 të prekur. Dy të moshuar, në Fier dhe në Lushnje, janë shtruar në terapi intensive pasi kanë pasur komplikacione me shëndetin. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Mes të infektuarve është dhe një mjek, i cili i kishte shërbyer të moshuarës që ndërroi jetë në Durrës. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elva margariti koronavirusi ne shqiperi elva margariti koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll