Aktualitet

Shkarkohet mjeku i Urgjencës së QSUT-së që denoncoi mungesën e mjeteve për stafin mjekësor

14 Mars 2020, 22:16 Nga DOSJA
Shkarkohet mjeku i Urgjencës së QSUT-së që denoncoi

TIRANË– Ilir Allkja, mjeku i Urgjencës së QSUT-së që denoncoi mungesën e mjeteve dhe veshjeve mbrojtëse për stafin mjekësor është shkarkuar nga puna. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Ilir Allkajs i është kërkuar që të mos paraqitet më në punë, ndërkohë që ende nuk i ka shkuar ende një shkresë zyrtare për largimin nga puna.

Ende nuk dihet shkaku i kërkesës për largim nga puna të Allkjas, por ai është bërë pjesë e mediave ditët e fundit për shkak të përplasjes që pati me kryeministrin Edi Rama pasi denoncoi mungesën e mjeteve dhe veshjeve mbrojtëse për stafin mjekësor që po përballon këtë fazë të Covid-19, që ka infektuar 38 persona në Shqipëri.

Rama publikoi një foto të Allkjas me veshje mbrojtëse dhe hodhi poshtë deklaratat e këtij ët fundit. Ndërkohë mjeku u shpreh se ai nuk kishte denoncuar faktin që spitali s’kishte asnjë veshje, por që mjekët e vishnin vetëm në rastet kur dihej që pacienti ishte me koronavirus, ndërkohë që sipas tij duhet vënë në çdo kohë, pasi nuk i dihet.

Pasditen e sotme, mjeku Ilir Allkja, ka hedhur poshtë këshillat e Drejtorit të Urgjencës, Skënder Bratajt. Në një status në Facebook, Allkja shkruan se Brufeni, të cilin Brataj e këshillon për ulje temperature, nuk duhet përdorur nga të infektuar me COVID-19, pasi rëndon gjendjen e tyre shëndetësore.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 38 të prekur. Dy të moshuar, në Fier dhe në Lushnje, janë shtruar në terapi intensive pasi kanë pasur komplikacione me shëndetin. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Mes të infektuarve është dhe një mjek, i cili i kishte shërbyer të moshuarës që ndërroi jetë në Durrës. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ilir allkja shkarkohet ilir allkja ilir allkja shkarkohet ilir allkja

Sondazh

Poll