Aktualitet

COVID-19/ Mjeku Tritan Kalo jep 10 këshilla, thirrja për politikanët: Në 30 vite treguat pangopësinë, s’ka vend militant

15 Mars 2020, 07:53 Nga DOSJA
COVID-19/ Mjeku Tritan Kalo jep 10 këshilla, thirrja për

Tiranë- Mjeku Tritan Kalo ka dhënë 10 këshilla për qytetarët,  për situatën e koronavirusit në vendin tonë, ku ka theksuar se duhet të vetëizolohen dhe të tregohen të sinqertë me mjekët, ata që kanë ardhur nga zonat e prekura. Kalo i ka dërguar edhe një mesazh të fortë poltikë shqiptare, ku ka theksuar se në këtë kohë nuk ka vend militantizmi partiak.

“NUKU është aspak koha dhe nuku ka aspak vend për MILITANTIZËM PARTIAK të asnjë ngjyre….30 vite ishin të mjafta për të treguar pandershmërinë, papërgjegjëshmërinë dhe pangopësinë e kësaj klase/kaste/glase politiqenërish, të cilëve u besuam fatet e DEMON-KRACISË…..NËSE do të mundemi të nxjerim mësimet e duhura si popull, shumë shpejt do të na vijë koha për të korigjuar gabimet tona…TANI duhet vetëm e vetëm dashuri e përkushtim, besim reciprok e urtësi që tia dalim me sukses të mundim kulçedrën Covid-19….NE SË BASHKU ME JU DO TË FITOJMË!!!”, shprehet ai. 

Thirrja: 

DO TIA DALIM MBANË së BASHKU me JU…….NE punonjësit e Shërbimit Infektiv në QSUT “Nënë Tereza” JEMI NJË EKIP, një trup, një zë, një mëndje, një zemër dhe kemi vetëm e vetëm një qëllim: “SHPËTIMIN E JETËVE TUAJA duke VËNË NË RREZIK JETËT TONA”….NE JEMI TË BARABARTË në mes TË BARABARTËVE, jo tre as katër as pesë por VETËM NJË EKIP i tërë mjekesh, specializantësh, infermjerësh, imazheristësh, farmacistësh, sanitaresh, administratoresh, barrelistësh…..NJË ORKESTËR e MIRË-HARMONIZUAR në betejën ndaj tinzarit idhanak COVID-19…..BASHKËATDHETARË, ju duam shumë ndaj edhe ju lutemi: 1- TREGOHUNI të sinqertë në komunikimin me Autoritet Shëndetsore dhe ato Ligjzbatuese, në rast se vini nga zona tashmë mjaft të prekura nga Covid-19, sikundër janë Italia, Kina, Anglia, Gjermanija, Franca, etj., 2- KUJDESUNI ndaj vetes dhe të afërmëve tuaj sidomos atyre të moshuar, 3- KUJDESUNI ndaj higjenës suaj dhe asaj të mjedisit ku jetoni, 4- QËNDRONI për disa kohë vetëm në mjediset tuaja shtëpiake, 5- USHQEHUNI shëndetshëm dhe me ato mundësi që keni, 6- REHIDROHUNI herë pas here me çajra e lengje nga më të ndryshmet, 7- VETËIZOLOHUNI kur keni edhe dyshimin më të vogël të kontaktit me persona të sëmurë nga Covid-19, sepse ndihmoni në mos përhapjen e tij, POR edhe në mos sëmurjen tuaj, 8- INFORMOHUNI me kujdes kur keni paqartësira, DHE mos bini pre e sharlatanizmave dhe e protagonizmave te rrejshme, që jo pak ngrenë krye në rrethana të tilla epidemike, 9- VETËMJEKIMI me Antibakterialë/Antibiotikë është i pakëshillueshëm, 10- QËNDRONI në kontakt me MJEKËT e FAMILJES, të cilët ju njohin mjaft mirë, dhe merni këshillat e tyre shumë të dobishme në raste të tilla…..MOS përdorni vend e pa vend nr. 127, duke ju krijuar munësinë atyre që vërtet kanë nevojë, të marin keshillat e duhura dhe ndihmën mjeksore në kohën e duhur…..KJO ËSHTË NDIHMA më e madhe që mundet të na bëni në kësi rastesh……NUKU është aspak koha dhe nuku ka aspak vend për MILITANTIZËM PARTIAK të asnjë ngjyre….30 vite ishin të mjafta për të treguar pandershmërinë, papërgjegjëshmërinë dhe pangopësinë e kësaj klase/kaste/glase politiqenërish, të cilëve u besuam fatet e DEMON-KRACISË…..NËSE do të mundemi të nxjerim mësimet e duhura si popull, shumë shpejt do të na vijë koha për të korigjuar gabimet tona…TANI duhet vetëm e vetëm dashuri e përkushtim, besim reciprok e urtësi që tia dalim me sukses të mundim kulçedrën Covid-19….NE SË BASHKU ME JU DO TË FITOJMË!!!

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 38 të prekur. Dy të moshuar, në Fier dhe në Lushnje, janë shtruar në terapi intensive pasi kanë pasur komplikacione me shëndetin. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Mes të infektuarve është dhe një mjek, i cili i kishte shërbyer të moshuarës që ndërroi jetë në Durrës. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi tritan kalo koronavirusi ne shqiperi tritan kalo

Sondazh

Poll