Aktualitet

“Brufeni rëndon të sëmurit me koronavirus”, doktor Allkja që u përplas me Ramën hedh poshtë këshillat e Bratajt: Shk

14 Mars 2020, 21:41 Nga DOSJA
“Brufeni rëndon të sëmurit me koronavirus”, doktor

TIRANË– Mjeku Ilir Allkja, që u përplas me kryeministrin Edi Rama për veshjet mbrojtëse që duhet të mbajnë doktorët ka hedhur poshtë këshillat e Drejtorit të Urgjencës, Skënder Bratajt. Në një status në Fcebook, Allkja shkruan se Brufeni, të cilin Brataj e këshillon për ulje temperature, nuk duhet përdorur nga të infektuar me COVID-19, pasi rëndon gjendjen e tyre shëndetësore.

Njerez mos ndiqni këshillat e gabuara, brufeni rëndon më shumë sëmundjen e Covid19 , nuk ka nevojë të bëjme ne shkencë, shkencën e kanë bërë të tjerë, ne duhet ta ndjekim !
MINISTRI I SHËNDETËSISË I FRANCËS POROSIT:
Marrja e anti-inflammatoreve (ibuprofène, cortisone, …) Mund te jete nje fajtor keqesimi i infeksionit.
Ne rast temperature merrni paracétamol.
Nese jeni tashme nen inflamator, ose ne rast dyshimi, i kerkoni keshille mjekut tuaj,”- shkruan Allkja, teksa bashkëngjit edhe një mesazh me të njëjtiën përmbajtje të politikanit francez, Olivier Veran.

Vetëm pak më parë, në një video-mesazh, Brataj dha disa këshilla për mënyrën se si duhet ta trajtojën njerëzit temperaturën, duke mos shkuar në spital. Mes medikamenteve të këshilluar ishte edhe brufeni.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 38 të prekur. Dy të moshuar, në Fier dhe në Lushnje, janë shtruar në terapi intensive pasi kanë pasur komplikacione me shëndetin. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Mes të infektuarve është dhe një mjek, i cili i kishte shërbyer të moshuarës që ndërroi jetë në Durrës. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ilir allkja koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 skender brataj viktimat e koronavirusit ne shqiperi ilir allkja koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 skender brataj viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll