Aktualitet

COVID-19/ Shqipëria e gjitha në ‘shtet-rrethim’, mbyllen kufijtë tokësore, Rama: Spitalet private në shërbim të shtet

15 Mars 2020, 07:38 Nga DOSJA
COVID-19/ Shqipëria e gjitha në ‘shtet-rrethim’, mbyllen

SHQIPËRI Që prej orës 06:00 të ditës së sotme, Shqipëria është në karantinë, si pasojë e situatës së krijuar nga koronavirusi. Qeveria dje vendosi të mbyllen kufitë tokësore me vendet fqinje, me Malin e Zi, Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë. Që nga dita e martë shtet-rrethimi do të shtrihet në të gjithë territorin. Të gjithë ata persona që duan të kthehen në vendbanimet e tyre mund të lëvizin me makina nga ora 00:00 e së dielës, deri në 08:00  të së hënës.  Po kështu, sot hyri në fuqi Akti Normativ, për masat e marra nga qeveria pas përhapjes së koronavirusit. Rama ka deklaruar sot se spitalet private dhe hoteleritë duhet të jenë në shërbim të shtetërorit për të përballuar situatën. Sipas tij, kush nuk zbaton këtë urdhër gjobitet me 5 milionë lekë dhe në rast se nuk bindet edhe pas gjobës, strukturat përkatëse do ta vendosen forcërisht në dispozicion të shërbimit publik. Kreu i qeverisë u ka treguar ‘dhëmbët’ dhe bizneseve që nëse rrisin çmimet do të gjobiten deri në 5 milionë lekë.

Mëngjesin e sotëm kreu i PD-së Lulzim  Basha i bëri thirrje qeverisë që të merrte disa hapa urgjente. Basha theksoi se është urgjente blerja e sasi të mjaftueshme tamponësh ,me të cilët kryet analiza për koronavirusin. Po kështu, aideklaroi se duhet të krijohen ambiente të posaçme për të infektuarit në rrethe.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 42 të prekur. Shkon në 3 numri i mjekëve të infektuar, pasi sot u njoftua nga ministria se janë prekur edhe dy mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi”. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama koronaviusi në shqipëri edi rama koronaviusi në shqipëri

Sondazh

Poll