Mjeku Sulcebe jep sinjale pozitive: Pse nuk duhet te trembemi nga Covid-19, është pasojë direkte e mbi popullimit
14 Mars 2020, 21:47Nga DOSJA
TIRANË- Prof. Dr Genc Sulcebe, mjek i njohur i specializuar në fushën e imunlogjisë në një shkrim të publikuar në ditët e fundit shprehet se nuk duhet të trembtemi nga koronavirusi. Në shkrimin e tij, Sulcebe shkruan se koronavirusi ka rreziqe më të vogla se pandemia e gripit të 1918 dhe se vdekshmëria nga komplikacionet invazive mjekësore si nderhyrjet kirurgjikale. Po ashtu një tjetër argument që jep mjeku është se koronavirusi është një pasojë indirekte e mbipopullimit nga përdorimi i faunës së egër rurale nga popullata urbane.
SHKRIMI I PLOTË
Pse nuk duhet te trembemi nga Covid-19, • Sistemi imunitar i species humane ka evoluar ne qindra mije vjet per t’i bere balle qindra mije mikroorganizmash dhe i ka perballuar ato me sukses deri sa kjo specie po arrin se shpejti 10 miliard ne bote. • Virusi i ri SARS-CoV-2 qe shkakton COVID-19 aktual jep nje semundje akute qe ne nje individ me sistem imunitar normal sherohet ne pak dite pa asnje pasoje dhe ka nje vdekshmeri totale rreth 1% sipas vleresimeve te fundit. • Kjo eshte shume me e vogel se pandemia e gripit te 1918 dhe se vdekshmeria nga komplikacionet invazive mjekesore si nderhyrjet kirurgjikale etj.
Komplikacioni i vetem i infeksioni Covid-19 eshte pneumonia, e cila me nje mobilizim normal te imunitetit te fituar me limfocitet T dhe antitrupat specifike te prodhuar nga i infektuari sherohet me sukses pa asnje pasoje. Madje fitimi i ketij imuniteti eshte i nevojshem per te krijuar ate imunitet te “tufes” (herd immunity) qe i duhet popullates per te mposhtur nje mikroorganizem qofte dhe ky i krijuar rishtas. • Qe ky imunitet “tufe” te krijohet duhet qe te pakten 50% e nje popullate te jete e imunizuar nga virusi qofte ne menyre natyrale, qofte me me vaksinim. Prandaj mirese te vije ky virus i ri ne njerezit normale. • Por, duhet te ruajme ata individe qe kane nje imunitet te brishte. Per fat femijte kane nje reagim imunitar shume te mire ndaj ketij virusi por te moshuarit jo dhe aq. • Po keshtu dhe ata me semundje kronike si diabeti, semundjet e mushkerive etj. Keto te fundit duhet t’i ruajme nga koronavirusi!
Nga ana tjeter duhet te kemi besim te genet e imunitetit te popullates shqiptare. Fakti qe nuk kemi degjuar forma te renda apo fatalitete nder shqiptaret ne Itali apo raste klinike nuk ka as ne Kosove, te pakten akoma, eshte nje tregues optimist se popullata shqiptare nuk duhet t’i trembet koronavirusit dhe le te bejme jete normale, jashte panikut dhe frikes se ekzagjeruar! • • Mos harrojme se popullata urbane shqiptare eshte urbanizuar vone dhe mund te kete nje mbrojtje imunitare te rritur ndaj koronaviruseve qe duket se kane ardhur nga kafshet e zonave rurale. • Pra te mos panikohemi nga armiq qe njerezimi i ka njohur hershem sic jane viruset por te luftojme ato armiq qe solli “civilizimi” dhe mbipopullimi sic jane semundjet nga mbiushqimi, jeta sedentare apo semundjet tumorale. • Se fundmi, dhe koronavirusi eshte nje pasoje indirekte e mbipopullimit nga perdorimi i faunes se eger rurale nga popullata urbane.
Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 38 të prekur. Dy të moshuar, në Fier dhe në Lushnje, janë shtruar në terapi intensive pasi kanë pasur komplikacione me shëndetin. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Mes të infektuarve është dhe një mjek, i cili i kishte shërbyer të moshuarës që ndërroi jetë në Durrës. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Mjeku Ilir Allkja, që u përplas me kryeministrin Edi Rama për veshjet mbrojtëse që duhet të mbajnë doktorët ka hedhur poshtë këshillat e Drejtorit ...
TIRANË– Arben Gjoni një natyropat i diplomuar në Itali ka ofrruar dijet e tij për luftuar Covid-19 që deri më tani ka infektuar 38 persona. Në një status n...
DURRËS– Ndërkohë që në Shqipëri janë zyrtarisht 38 persona të infektuar me Covid-19, qyteti i Durrësit vijon të tregohet neglizhent. Në pamjet e siguruara ...
TIRANË- Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore me anë të një videoje ku flet drejtori i këtij institucioni, Skënder Brataj, ka ndarë sot disa këshilla se s...
TIRANË-Këto pamje dramatike nuk janë pjesë filmi, por janë xhiruar nga kamera e trupit të një efektivi të Policisë së Shtetit dhe tregojnë efektivët e Shig...
TIRANË- Ministria e Finanancave, pas denoncimeve nga qytetarët ka ngritur një Task-Forcë, ku po kontrollon në të bizneset që janë hapur për rritjet abuzive...
TROPOJË- Një qytetar në Tropojë, ka bërë një denoncim sot në redaksinë e Dosja.al. Qytetari denoncon kreun e Bashkisë Tropojë, Rexhe Byberi, i cili ka thye...