Aktualitet

“Ua kërkova me shkrim” flet pas shkarkimit mjeku Ilir Allkja: Hakmarrje e Ramës dhe Bratajt

14 Mars 2020, 23:14 Nga DOSJA
“Ua kërkova me shkrim” flet pas shkarkimit mjeku Ilir Allkja:

TIRANË– Mjeku Ilir Allkja ka pohuar lajmin e publikuar nga Dosja.al për shkarkimin e tij nga puna. Përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, Allkja shkruan se i është kërkuar të largohet nga puna pa motivacion dhe se kjo është një hakmarrje e kryeministrit Edi Rama dhe e shefit të Urgjencës, Skënder Brataj. mbrëmjen e sotme, Allkja shkruan se është në punë kundër urdhrit.

“Miq sonte më është kërkuar të largohem nga puna pa motivacion! Kerkova të ma jepnin me shkrim! Hakmarrje e ulet e Edi Rames dhe e Skender Bratajt ne ditët kur Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për mjekë ! Sonte po qendroj në punë kundër urdhrit , në shërbim të pacientëve ! Ju dua shumë !”– shkruan ai.

Mbrëmjen e sotme, Dosja.al, publikoi ekskluzivisht lajmin për largimin e mjekut nga puna. Allkja është bërë pjesë e mediave ditët e fundit për shkak të përplasjes që pati me kryeministrin Edi Rama pasi denoncoi mungesën e mjeteve dhe veshjeve mbrojtëse për stafin mjekësor që po përballon këtë fazë të Covid-19, që ka infektuar 38 persona në Shqipëri. Rama publikoi një foto të Allkjas me veshje mbrojtëse dhe hodhi poshtë deklaratat e këtij të fundit. Ndërkohë mjeku u shpreh se ai nuk kishte denoncuar faktin që spitali s’kishte asnjë veshje, por që mjekët e vishnin vetëm në rastet kur dihej që pacienti ishte me koronavirus, ndërkohë që sipas tij duhet vënë në çdo kohë, pasi nuk i dihet.

Pasditen e sotme, mjeku Ilir Allkja, ka hedhur poshtë këshillat e Drejtorit të Urgjencës, Skënder Bratajt. Në një status në Facebook, Allkja shkruan se Brufeni, të cilin Brataj e këshillon për ulje temperature, nuk duhet përdorur nga të infektuar me COVID-19, pasi rëndon gjendjen e tyre shëndetësore.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama ilir allkja shkarkohet ilir allkja skender brataj edi rama ilir allkja shkarkohet ilir allkja skender brataj

Sondazh

Poll