E pabesueshme! Djali takon për herë të parë pas 53 vitesh nënën e tij biologjike
14 Mars 2020, 20:57Nga DOSJA
TIRANË– Programi “Dua të të bëj të lumtur” çeli puntatën e mbrëmjes së sotme me një nga historitë ndoshta më prekëset që janë trajtuar ndonjëherë nga ky emision. Ishte historia e një burri që kërkonte nënën e tij biologjike e cila e kishte braktisur para 53-vitesh. Petriti kishte kohë që dëshironte të gjente nënën e tij, madje i ishte drejtuar edhe emisioneve të tjera televizive, por fatkeqësisht nuk i’a kishte dalë dot mbanë. Pas një pune kërkimore prej më shumë se një viti, gazetarët e redaksisë e kishin gjetur nënën biologjike të Petritit.
Në studio u tregua historia e jetës së tij dhe kalvarit i vuajtjeve që kishte kaluar në fëmijëri. Ai ishte birësuar që i vogël, nga dy prindër të cilët ishin tepër të mëdhenj në moshë. Deri këtu dukej sikur Petur ngrohtësine e munguar, por fatkeqësisht gjatë kësaj periudhe i ati i Petritit kishte ndërruar jetë dhe nëna ishte detyruar të shkonte në azil. Petriti tashmë kishte mbetur i vetëm dhe për mbi 7 vite kishte jetuar sa me një vend në tjetrin, në kushte tepër të vështira. Nëna biologjike e Petritit e kishte pranuar ftesën për të ardhur në studio dhe pranoi që ai ishte djali i saj. Zonja Farije, nëna biologjike, rrëfeu historinë e jetës dhe tregoi që ishte detyruar që ta braktiste Petritin. “Më dhunonte ish-bashkëshorti dhe ai nuk e donte fëmijën, për këtë arsye u detyrova ta lë Petritin në spital.”
Nga ana tjetër Petriti tepër i emocionuar dhe me lot në sy u shpreh: “Nuk dua të të gjykoj, nuk dua të të kërkoj llogari për asgjë. Dua vetëm të të falenderoj që më dhe jetë dhe dua të të njoh! Faleminderit!”. Pas 53-vitesh Petriti takoi më në fund nënën e tij biologjike, Farijen në studion e programit “Dua të të bëj të lumtur”.
TIRANË– Arben Gjoni një natyropat i diplomuar në Itali ka ofrruar dijet e tij për luftuar Covid-19 që deri më tani ka infektuar 38 persona. Në një status n...
DURRËS– Ndërkohë që në Shqipëri janë zyrtarisht 38 persona të infektuar me Covid-19, qyteti i Durrësit vijon të tregohet neglizhent. Në pamjet e siguruara ...
TIRANË- Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore me anë të një videoje ku flet drejtori i këtij institucioni, Skënder Brataj, ka ndarë sot disa këshilla se s...
TIRANË-Këto pamje dramatike nuk janë pjesë filmi, por janë xhiruar nga kamera e trupit të një efektivi të Policisë së Shtetit dhe tregojnë efektivët e Shig...
TIRANË- Ministria e Finanancave, pas denoncimeve nga qytetarët ka ngritur një Task-Forcë, ku po kontrollon në të bizneset që janë hapur për rritjet abuzive...
TROPOJË- Një qytetar në Tropojë, ka bërë një denoncim sot në redaksinë e Dosja.al. Qytetari denoncon kreun e Bashkisë Tropojë, Rexhe Byberi, i cili ka thye...
KRUJË- Policia e Shtetit në një njoftim për mediat ka bërë me dije se ka arrestuar autorin e vrasjes në Fushë-Krujë. Në njoftim blutë e Krujës bëjnë me dij...
TIRANË– Policia e Shtetit ka shkuar derë më derë në shtëpitë e emigrantëve që janë kthyer nga vendet e prekura nga koronavirusi. Me formularë në duar dhe ...