Bota

‘Cikloni Idai’ më shkatërrimtari i hemisferës jugore. Presidenti i Mozambikut, Filipe Nyusi: Ka trupa në lumenj,

19 Mars 2019, 16:35 Nga DOSJA
‘Cikloni Idai’ më shkatërrimtari i hemisferës jugore.

Cikloni Idai, stuhia tropikale që po shkatërron Afrikën jugore, ndoshta është fatkeqësia më e keqe e për që ka goditur hemisferën jugore, me 1,7 milion njerëz të prekur në Mozambik dhe 920,000 në Malavi, thanë zyrtarët e OKB.

Vërshimet e stuhisë arritën deri në 6 metra latrësi kanë shkaktuar “shkatërrime të pabesueshme” në një zonë të madhe, tha drejtoresha rajonale e Programit të Ushqimit të OKB-së, Lola Castro.

Herve Verhoosel, gjithashtu nga Programit të Ushqimit të OKB-së, tha se situata përbën një emergjencë të madhe humanitare që po bëhet më e madhe orë pas ore. Shumë njerëz qëndrojnë çatitë e shtëpive  dhe kasolle të ngritura jashtë qytetit të portit të Beiras, dhe Programi të Ushqimit të OKB-së po shpëton sa më shumë që të jetë e mundur dhe po dërgon ushqim, ujë dhe batanije.

Lumenjt Pungue dhe Buzi të Mozambikut kanë dalë nga shtrati, duke krijuar “oqeane që shtriheshin për milje dhe milje në të gjitha drejtimet”. Digat kanë arritur kapacitetin 95% deri në 100%.

Bilanci i vdekjeve në Mozambik është 84, por presidenti, Filipe Nyusi, tha të hënën se kishte fluturuar mbi disa nga zonat më të goditura dhe kishte parë trupa që lundronin në lumenj. Ai vlerësoi se më shumë se 1.000 njerëz mund të kenë vdekur.

Nëntëdhjetë e tetë vetë u konfirmuan të vdekur dhe më shumë se 200 të zhdukur në Zimbabve, tha qeveria.

“Unë mendoj se kjo është katastrofa më e madhe natyrore që Mozambiku ka pasur ndonjëherë. Çdo gjë është shkatërruar. Prioriteti ynë tani është të shpëtojmë jetën e sa më shumë njerëzve.


B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota cikloni idai malavi mijera të vdekur dhe të plagosur mozambik cikloni idai malavi mijera të vdekur dhe të plagosur mozambik

Sondazh

Poll